
ÇFARË ËSHTË EKONOMIA E GJELBËR DHE PSE ECGE25 ËSHTË VENDTAKIMI I BIZNESEVE TË SË ARDHMES?
8 Gusht, 2025
Edicioni më i Larmishëm i Panairit të Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër
24 Shtator, 2025Future2Tech 2025: Ftesë për bizneset dhe profesionistët që çojnë teknologjinë përpara

Pas dy edicionesh të suksesshme, Future2Tech rikthehet më 2–3 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, si eventi më i madh i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në Shqipëri.
Në një qytet si Tirana dhe në një botë ku teknologjia është tashmë në qendër të vëmendjes, Future2Tech dallon si një event gjithëpërfshirës që në vetëm dy ditë sjell:
- një zonë ekspozimi ku kompanitë prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre,
- forume dhe panele me diskutime mbi trendet e së ardhmes,
- aktivitete që nxisin marrëdhënie B2B dhe bashkëpunime,
- prezantime, lançime produktesh dhe demonstrime live,
- si edhe një hapësirë për punësim dhe rekrutim talentesh të reja.
Më shumë se një panair, Future2Tech është një pikëtakim unik ku bashkohen teknologjia, inovacioni dhe edukimi.
Pse duhet të ekspozoni në Future2Tech 2025?
Pjesëmarrja në Future2Tech nuk është thjesht prezencë në një panair, por një investim strategjik në të ardhmen e biznesit tuaj. Është vendi ku krijohen lidhje që shndërrohen në partneritete afatgjata, ku idetë marrin jetë dhe ku kompanitë pozicionohen krah liderëve të industrisë, duke u bërë një zë i rëndësishëm në treg.
Një nga shtyllat më të forta të eventit janë mundësitë B2B. Përmes takimeve të strukturuara dhe rrjetëzimit aktiv, bizneset gjejnë partnerë të rinj, ndërtojnë bashkëpunime konkrete dhe zgjerojnë ndikimin e tyre në tregjet vendase dhe rajonale.
Po aq e rëndësishme është edhe hapësira për punësim. Future2Tech krijon një pikëtakim mes kompanive dhe talenteve të reja, duke u kthyer në një platformë ideale për rekrutim. Për bizneset është një mundësi për të identifikuar profesionistët e së ardhmes, ndërsa për individët një hap i vlefshëm drejt karrierës së tyre.
Në qendër të programit qëndrojnë forumet dhe panelet e diskutimit, ku prezantohen produkte, shërbime dhe ide të reja. Këto sesione ofrojnë një skenë të hapur për dialog mbi trendet dhe sfidat e industrisë, duke e kthyer Future2Tech në një laborator të vërtetë idesh dhe inovacioni.
E mbi të gjitha, qëndron vizibiliteti. Me mijëra vizitorë, profesionistë dhe partnerë biznesi, Future2Tech 2025 është arena ku ekspozuesit marrin vëmendjen dhe ekspozimin e duhur për të forcuar pozicionin e tyre në treg.
Partnerët që e çojnë përpara vizionin e Future2Tech
Panairi organizohet nga Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me AlbaniaTech, duke sjellë së bashku ekspertizën dhe rrjetin më të gjerë të aktorëve të ekosistemit të inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri.
Çdo edicion i Future2Tech mbështetet nga partnerë që ndajnë të njëjtin vizion: fuqizimin e inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri. Këtë vit, bashkëpunimi me kompani dhe institucione lidere e bën eventin edhe më gjithëpërfshirës dhe me ndikim.
Në krah të panairit qëndrojnë Vodafone Albania, Identitek, Engineering Albania, PC Store, StartupAlbania dhe Logical – aktorë kryesorë të tregut që sjellin ekspertizë, teknologji dhe vizion për të ardhmen.
Një dimension i veçantë i këtij edicioni është Gaming Zone, i cili vjen falë mbështetjes së Istituto Italiano di Cultura.
Gjithashtu, prezenca e Business Magazine dhe BNI si Media Partnerë siguron që mesazhi dhe energjia e Future2Tech të shtrihen përtej sallës së Pallatit të Kongreseve, duke mbërritur tek një audiencë edhe më e gjerë.
Rezervoni stendën tuaj në Future2Tech tani!
Mos e humbisni mundësinë për të qenë një zë që çon teknologjinë përpara. Rezervoni stendën tuaj tani – hapësirat e fundit në Future2Tech 2025 po mbyllen!
Për pjesëmarrje dhe informacione të mëtejshme:
✉️ info@icebergexhibitions.com
📞 +355 69 406 3909
Future2Tech 2025 – Ky është momenti për të qenë pjesë e së ardhmes!