
Ruajtja e Energjisë për një të Ardhme më të sigurt
23 Maj, 2025
NJË EKUILIBËR I RI: Si po Ndryshon Profili i Ekspozuesve të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër
2 Korrik, 2025ECGE 2025 – Takimi më i rëndësishëm i vitit për sektorët e energjisë dhe ndërtimit rikthehet në Tiranë

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE25) do të zhvillohet më 29–30 Tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke shënuar një nga eventet kryesore për këto sektorë strategjikë me ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe rajonit. Me fokus të drejtpërdrejtë mbi energjinë, ndërtimin dhe ekonominë e gjelbër, ky panair pozicionohet si pika e domosdoshme e takimit mes biznesit, institucioneve dhe komunitetit akademik.
Pse të merrni pjesë në ECGE25?
Ekspozuesit që zgjedhin të jenë pjesë e #ECGE25 përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga një serë mundësish të vlefshme: vendosin kontakte me klientë potencialë, hapin rrugën për partneritete të reja, forcojnë pozicionimin e markës dhe rrisin vizibilitetin në treg. Pjesëmarrja i’u mundëson të promovojnë produkte të reja, të zhvillojnë takime B2B të strukturuara me blerës dhe aktorë të rëndësishëm të industrisë, të përfshihen në fushatën 360 gradë të marketingut të eventit, dhe të qasen në informacione e trende të sektorit përmes paneleve dhe forumeve. ECGE25 është gjithashtu një platformë ideale për networking strategjik dhe për zgjerimin e pranisë në tregje të reja, duke vendosur kompanitë pjesëmarrëse si aktorë aktivë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit në rajon.
Ndërthurja e dijes, tregut dhe zhvillimit profesional
Një nga shtyllat themelore të ECGE25 është krijimi i një urë lidhëse mes sektorit privat, institucioneve publike dhe botës akademike. Ky panair nuk është vetëm një hapësirë për promovimin e produkteve apo shërbimeve – ai shërben si një platformë për zhvillim të dijes, shkëmbim eksperiencash dhe nxitje të bashkëpunimit ndërdisiplinor.
Pjesëmarrja e universiteteve, shkollave profesionale dhe studentëve e bën ECGE25 një pikëtakimi të drejtpërdrejtë mes arsimit dhe tregut të punës. Temat që do të trajtohen në panelet dhe tryezat e rrumbullakëta përfshijnë:
- Financimet e gjelbërta dhe tranzicionin energjetik;
- Nismat për energji të pastër dhe teknologji të qëndrueshme;
- Inovacionet moderne në ndërtim;
- Menaxhimin efikas të burimeve.
Të rinjtë do të kenë mundësi të takohen me kompani punëdhënëse, të njihen me tendencat më të fundit të tregut dhe të frymëzohen nga histori suksesi reale. ECGE25 bëhet kështu një motor i rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe përgatitjen e brezit të ri për sfidat e së ardhmes.
ECGE – Platformë për Bashkëpunim Rajonal
Panairi ECGE shërben si një pikë kyçe lidhëse mes Shqipërisë dhe rajonit. Me pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia dhe Italia, ky aktivitet krijon terren të favorshëm për bashkëpunim ndër-rajonalnë sektorë strategjik. Përfaqësues nga institucione publike dhe private marrin pjesë në forume të nivelit të lartë, ku trajtohen sfidat dhe identifikohen zgjidhje të përbashkëta për zhvillimin energjetik dhe ndërtimin e qëndrueshëm në rajon.
Edicioni i vitit 2024 ilustron qartë rritjen dhe ndikimin e ECGE me rezultate konkrete:
- 70+ ekspozues nga sektorët e energjisë së rinovueshme, ndërtimit, konsulencës dhe teknologjisë;
- 2,500+ vizitorë ndër të cilët 55% përfaqësues biznesesh nga rajoni;
- 40+ folës në panele dhe diskutime tematike;
- Pjesëmarrje rajonale nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi;
- Interes i shtuar nga kompani ndërkombëtare, që e konsiderojnë Shqipërinë si portë hyrëse në tregun ballkanik.
Këto të dhëna dëshmojnë jo vetëm suksesin e deritanishëm të ECGE, por edhe potencialin e tij për të ndikuar pozitivisht në diskursin ekonomik dhe zhvillimet sektoriale në nivel rajonal.
Rezervoni stenden tuaj sot
Jeni pjesë e sektorit të energjisë, ndërtimit, teknologjisë së qëndrueshme apo ofroni shërbime konsulence në këto fusha? ECGE25 është platforma ideale për të rritur dukshmërinë e kompanisë suaj, për të zgjeruar rrjetin profesional dhe për të kontribuar realisht në zhvillimin e sektorëve strategjikë.
Numri i stendave është i kufizuar dhe interesi për këtë edicion është në rritje.
Bëhuni pjesë e ECGE25 duke rezervuar stendën tuaj!
Shkruaj një email në adresën info@icebergexhibitions.com ose telefononi në +355 69 406 3909