
Lidershipi në Panair: Si Dalja nga Zona e “Kontrollit” Zbulon Aftësitë e Vërteta të Drejtuesve të Bizneseve
25 Mars, 2025
Panairi “Ditët e Bujqësisë” bën bashkë gjigandët globalë të industrisë
22 Prill, 2025“Agriculture Days” ndez Lushnjen: Bujqësia në qendër të vëmendjes në panairin më të
madh me pjesëmarrje nga Shqipëria, Greqia, Gjermania dhe Hollanda
Lushnja, zemra e bujqësisë shqiptare, mirëpret një nga ngjarjet më të mëdha të vitit: panairin
“Agriculture Days”. Ky aktivitet madhështor, i organizuar nga Iceberg Exhibitions, ka mbledhur
në një vend kompanitë më të rëndësishme të sektorit bujqësor nga Shqipëria, si dhe nga vende të
tjera si Greqia, Gjermania dhe Hollanda etj.
Për tre ditë me radhë, datat 23, 24 dhe 25 prill, qyteti shndërrohet në një platformë unike
bashkëpunimi, inovacioni dhe zhvillimi për të gjithë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt ose jo
në bujqësi – nga prodhuesit tek kompanitë e teknologjive dhe mekanikës bujqësore e inputeve
bujqësore.

Një panair që i kalon kufijtë
Pjesëmarrja e kompanive ndërkombëtare tregon “Agriculture Days” ka kaluar në një tjetër nivel.
Ky panair nuk është vetëm një ekspozitë produktesh apo pajisjesh, por një mjedis i gjallë për
diskutime, shkëmbim përvojash dhe nxitje të partneriteteve të reja. Kompani të ndryshme me
fokus në bujqësi, e këtë edicion akoma më shumë në blegtori vijnë nga Hollanda. Lider global në
blegtorinë moderne si kompanitë De Heus, MS Schippers apo pionier në plehra kimikë dhe
biostimulantë të qëndrueshëm si Van Iperen e të tjerë si Albalga, Foodbank, Holland Dairy
Machines, Koppert, MSD Animal Health dhe Trouw Nutrition.
Bujqësia, prioritet kombëtar
Në një kohë kur zhvillimi i qëndrueshëm rural dhe prodhimi vendas kanë marrë një rëndësi
strategjike, panairi “Agriculture Days” shërben si një platformë kyçe për ta sjellë bujqësinë në
fokusin e duhur. Diskutimet mbi inovacionin dhe digjitalizimin kanë për qëllim të sjellin impulse
të reja në këtë sektor jetik. Forume dhe panele diskutimi organizohen nga partnerë të
rëndësishëm si GIZ Albania, duke përfshirë pjesëmarrjen aktive të fermerëve dhe blegtorëve
shqiptarë, si dhe kontributin e ekspertëve ndërkombëtarë, mes të cilëve spikat ekspertja
zviceriane Martina Schmidt.
Për të katërtin vit radhazi, panairi gjen mbështetjen e projektit Risi Albania, i cili sjell një panel
ekspertësh që do të diskutojnë mbi standardet e cilësisë për frutat, perimet dhe bimët medicinale,
duke u fokusuar gjithashtu në gjurmueshmërinë dhe digjitalizimin e prodhimit.
Ndërkohë, forumi i organizuar nga FAO do të përqendrohet tek oportunitetet për rritjen e
produktivitetit përmes praktikave të qëndrueshme bujqësore.
Bizneset, të angazhuara për përmbajtje cilësore
Një ndër treguesit më të fortë të cilësisë së panairit “Agriculture Days” është rikthimi i
vazhdueshëm i partnerëve mbështetës dhe ekspozuesve nga edicioni në edicion. Angazhimi i tyre shkon përtej pjesëmarrjes, duke u reflektuar në temat aktuale dhe me ndikim direkt në sektorin
bujqësor.
Agrimatco Albania, nën drejtimin e Prof. Dritan Sadikaj, këtë vit sjell një prezantim të veçantë
mbi kontrollin biologjik të kimikateve në perimet e rritura në sera, një temë kritike për bujqësinë
e qëndrueshme.
MBM Company, një lider në tregun e inputeve bujqësore, do të zhvillojë një forum dedikuar
rëndësisë së inputeve për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e prodhimit bujqësor.
Austria Praemix, për të katërtin vit radhazi, do të paraqesë teknologjitë dhe produktet inovative
që ndikojnë në rritjen e rendimentit dhe përmirësimin e menaxhimit të shëndetit të gjedhëve në
fermat shqiptare.
Eksperti nga Greqia, Z. Babis Mavridis do të prezantojë rëndësinë e mekanizimit bujqësor si një
faktor kyç për rritjen e konkurrueshmërisë, duke sjellë shembuj praktikë nga marka të njohura
ndërkombëtare si New Holland, Case, Goldoni dhe Lovol.
Aspekti financiar zë një vend të rëndësishëm në panairin “Agriculture Days”, pasi bankat dhe
institucionet financiare jobankare janë pjesëmarrës aktivë në çdo edicion, duke prezantuar
produkte dhe zgjidhje konkrete të dedikuara posaçërisht për sektorin bujqësor.
Frymëzim për të rinjtë
Panairi synon gjithashtu të frymëzojë brezin e ri për të parë bujqësinë si një mundësi moderne
dhe fitimprurëse. Me prezantime të teknologjive të fundit, historive të suksesit dhe mundësive
për t’u informuar, “Agriculture Days” është një ftesë për të ardhmen. Angazhimi i të rinjve në
tokat e tyre është vendimtar për rigjallërimin e sektorit bujqësor, për të ruajtur traditat dhe
trashëgiminë e familjeve shqiptare, duke u ofruar mundësinë të investojnë energjinë dhe ëndrrat
këtu në Shqipëri, duke zgjedhur të ardhmen në vendin e tyre dhe jo emigracionin.
“Agriculture Days” nuk është thjesht një event – është një lëvizje që vendos bujqësinë shqiptare
në qendër të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.