
Nxitja e Inovacionit në Panaire: Qasja e Iceberg Exhibitions
4 Shkurt, 2025
Pse Edicioni i 4-t i Panairit “Ditët e Bujqësisë” është një Event që Nuk Duhet Humbur nga Fermerët, Prodhuesit dhe Liderët e Industrisë?
27 Shkurt, 2025Çfarë do të gjejnë vizitorët në Tourism & Travel Show Albania”?

Nëse po planifikon të vizitosh Tourism & Travel Show Albania, përgatitu për një përvojë unike! Ky panair është eventi kryesor i turizmit në Shqipëri, duke mbledhur profesionistë, investitorë dhe entuziastë të industrisë nga e gjithë bota. Për dy ditë, Pallati i Kongreseve do të kthehet në qendrën e inovacionit dhe zhvillimit të turizmit, ku do të eksplorosh mundësi të reja biznesi, rrjetëzim dhe ide të freskëta për sektorin turistik.
Ja çfarë të pret në këtë edicion të jashtëzakonshëm!
Panairi i Vetëm i Turizmit në Shqipëri
Tourism & Travel Show Albania, Panairi i Vetëm i Turizmit në Shqipëri, do të mbahet në datat 12-13 shkurt në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas pjesëmarrjes së suksesshme në panairin FITUR dhe përpara përfaqësimit të rëndësishëm si shtet nderi në ITB Berlin, këtë herë sjellim botën në Tiranë!
Organizuar nga Iceberg Exhibitions, panairi do të mbledhë +100 ekspozues nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa, duke përfshirë hotele, agjenci turistike, institucione, shoqata dhe shumë kompani që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo operojnë në fushën e turizmit. Gjithashtu, do të kemi 40 blerës ndërkombëtarë nga 18 vende të botës si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja, India, Indonezia dhe shumë të tjerë, në bashkëpunim me New Deal Europe.
Zona e Ekspozimit
Zona e ekspozimit në Hollin Kryesor të Pallatit të Kongreseve dhe ambientet e jashtme do të mbledhë + 100 ekspozues, të ndarë në:
- 45% hotele nga Shqipëria dhe rajoni
- 30% agjenci turistike dhe turoperatore
- 10% shoqata turistike nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj.
Lista e kompanive pjesëmarrëse në Aneksin 1 të këtij dokumenti.
B2Balkan Marketplace – Event me standarte ndërkombëtare
Një nga shtyllat kyçe të suksesit të panairit është eventi B2Balkan Marketplace, i cili do të mbahet ditën e parë të panairit, më 12 shkurt. Ky event ka disa muaj që organizohet në bashkëpunim me bashkëpunëtorin tonë New Deal Europe, i cili ka rekrutuar numrin më të lartë të blerësve turistikë ndërkombëtarë të ardhur në Shqipëri.
Të gjithë blerësit janë regjistruar në platformën digjitale b2balkan.com dhe janë njohur me të gjithë ekspozuesit dhe shitësit e produkteve turistike, duke skeduluar edhe takimet që do të kenë në panair. Më 12 shkurt, rreth 40 blerës ndërkombëtarë nga 18 shtete të botës do të jenë në panair për të zhvilluar takimet e tyre të skeduluara. Grupi i blerësve do të marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga Iceberg Exhibitions, si Darka e Mirëseardhjes, Mbrëmja për Networking, dhe evente të tjera të dedikuara për krijimin e lidhjeve profesionale.
Një element i rëndësishëm i vizitës së këtij grupi është udhetimi familjarizues (Fam Trip), që do të organizohet në ditën e dytë të panairit. Blerësit do të nisen në një itinerar të përzgjedhur, duke eksploruar Shqipërinë përmes një eksperiencë të kuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.
Pra, qëndrimi i tyre në Shqipëri nuk është thjesht një vizitë takimesh biznesi, por një skenar i plotë promovimi për vendin tonë, duke kombinuar mundësitë e biznesit me eksplorimin e destinacioneve turistike.
Informacion nga b2balkan.com më date 6.02.2025

Mbështetja Institucionale dhe Partnerët Kryesorë
Panairi mbështetet nga partneri kryesor i panairit dhe FamTrip Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. Partnerët kryesorë përfshijnë:
Partnerë Gold: ATHS 2023, Kastrati Group
Partner Silver: Unioni Turistik Shqiptar
Partner Forumi: GIZ Albania
Partnerë Mediatikë: Premium Channel, MICE & Tourism Around the World, Business Magazine
Partner Mbështetës i Fam Trip: Past & Present Journey
Dy Ditë të mbushura me Aktivitete, Inovacion dhe Rrjetëzim
Për dy ditë, Tourism & Travel Show Albania do të jetë epiqendra e diskutimeve, takimeve dhe eksperiencave që do të formësojnë të ardhmen e turizmit në Shqipëri. Panairi do të krijojë një hapësirë dinamike ku profesionistët e industrisë do të eksplorojnë trendet më të fundit, do të ndajnë ekspertizën e tyre dhe do të krijojnë mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm.
Dita e parë nis me ceremoninë zyrtare të hapjes, ku do të mblidhen aktorët kryesorë të sektorit, përfaqësues nga institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë. Ky moment do të shërbejë si një platformë për të ndarë vizione dhe strategji mbi të ardhmen e turizmit në Shqipëri dhe rajon.
Programi i panairit përfshin një përzierje të pasur aktivitetesh, që nga panelet dhe forumet mbi turizmin e qëndrueshëm, teknologjinë në turizëm, turizmin rural dhe zhvillimin e zonave të reja turistike, e deri te zgjerimi i ofertës turistike të Shqipërisë për tregjet ndërkombëtare.
Përtej diskutimeve profesionale, pjesëmarrësit do të përjetojnë aktivitete kulturore dhe argëtuese, si performanca artistike, muzikë live, valle tradicionale dhe happy hours – një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim në një atmosferë të këndshme. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe industrisë së filmit dhe prodhimit kinematografik, me aktivitete të dedikuara për të nxitur bashkëpunimin me sektorin privat dhe për të identifikuar lokacione tërheqëse për xhirime në Shqipëri.
Këto dy ditë të mbushura me aktivitete, ide dhe mundësi të reja do të shërbejnë si një pikënisje për bashkëpunime të frytshme dhe për promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik me potencial të jashtëzakonshëm.
Media Zone
Tourism & Travel Show Albania do të ketë një hapësirë të dedikuar për median, ku dinamika e panairit do të përcillet në kohë reale përmes një mbulimi të gjithanshëm dhe profesional. Media Zone, e kuruar nga Premium Channel, si partneri kryesor mediatik i eventit, do të sigurojë që çdo moment i rëndësishëm të vijë tek audienca me qartësi dhe intensitet.
Për dy ditë me radhë, kamerat dhe mikrofonat do të kapin çdo detaj – nga diskutimet në panelet kryesore, te emocionet e rrjetëzimit mes profesionistëve të industrisë, e deri te energjia e aktiviteteve artistike dhe kulturore. Përveç raportimeve live nga zonat kryesore të panairit, Media Zone do të shndërrohet edhe në një studio të lëvizshme, ku do të realizohen intervista ekskluzive, podcaste dhe biseda të thelluara me kompanitë pjesëmarrëse, ekspertët dhe vizitorët.
Përveç mbulimit televiziv nga Premium Channel, një tjetër partner mediatik, Business Magazine, do të sjellë një pasqyrim të plotë të panairit përmes artikujve dhe intervistave të dedikuara. Ky partner do të sigurojë që informacioni mbi trendet, sfidat dhe mundësitë e industrisë së turizmit të arrijë tek një audiencë më e gjerë dhe e angazhuar.
Media Zone do të jetë jo vetëm një dritare për publikun që ndjek eventin nga jashtë, por edhe një platformë e fuqishme për bizneset dhe profesionistët që duan të ndajnë historitë e tyre, të prezantojnë shërbimet dhe të ndriçojnë potencialin e tyre në industrinë e turizmit. Një arenë ku fjala, imazhi dhe inovacioni bashkohen për të formësuar narrativën e këtij panairi unik.
Zonat e Panairit
Eventi është dizajnuar për të ofruar një eksperiencë të pandërprerë:
• Hyrja: Regjistrimi dhe asistenca për vizitorët.
• Zona e Ekspozimit: Prezantimi i produkteve turistike dhe shërbimeve novatore, destinacioneve emocionuese dhe mundësive unike të udhëtimit.
• Zona B2B: Qendra për takime të planifikuara biznesi, duke bashkuar 50 blerës ndërkombëtarë përmes Hosted Buyers Program.
• Zona e Eventeve: Sesione interaktive dhe diskutime paneli mbi trendet e turizmit.
• Lounge për Ushqim & Rrjetëzim: Hapësirë për rrjetëzim informal.
Planimetria

Lista e Ekspozitorëve
Emri Kompanisë | Sektori | |
1 | ATHS 2023 | Tour Operator |
2 | Belvedere hotel&spa Vlore | Hotel |
3 | Blumare rezort Spille | Hotel |
4 | Fly dubai | Hotel |
5 | Celestial | Hotel |
6 | Rai Premium | Hotel |
7 | Justiniano | Hotel |
8 | Throne | Hotel |
9 | 7 seas | Hotel |
10 | Seaden | Hotel |
11 | Turan prince | Hotel |
12 | Kastrati | Group of Companies |
13 | Zenith Travel | Travel Agency |
14 | Fondacioni Utalaya | Foundation with a focus on mountain tourism – Via Dinarica |
15 | Elite Travel | Tour Operator |
16 | u40 Travel&Fun | Travel Agency |
17 | Ministry of Tourism & Environment | Governmental Institution |
18 | National Tourism Agency | Governmental Institution |
19 | Logical | Supporting Services: Software and Digital Solutions |
20 | Intesa Sanpaolo Bank Albania | Financial Institution |
21 | Albanian Trip | Travel Agency |
22 | GIZ Albania | International Organisation |
23 | Bounty Hotel | Hotel |
24 | FILOS HOLIDAYS & TRAVEL | Travel Agency |
25 | Vas Tour | Tour Operator |
26 | Organizata Turistike Ulqin | Tourism Association |
27 | Toursim Organisation of Bar | Tourism Association |
28 | Ulcinjska Rivijera ( Ada Bojana Resort) | Hotel |
29 | Hotel Mediteran | Hotel |
30 | Nacionalna Turisticka Organizacija | Tourism Association |
31 | The Crown Hospitality Academy | Hospitality Academy |
32 | Elbasan Municipality | Municipality |
33 | Rent from locals | Supporting Service: Car Rental Service |
34 | BelTours Travel Agency | Travel Agency |
35 | Otp Bank | Financial Institution |
36 | Rafaelo Resort | Hotel |
37 | Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Naile | Medical Tourism |
38 | Bashkia Sarande | Municipality |
39 | Catalyst | Academy |
40 | Hotel Séraphina Sh.P.K | Hotel |
41 | Organizata Turistike Tuz | Tourism Association |
42 | Hoteza | Smart Hospitality Solutions |
43 | WIA – WHAT IN ALBANIA | Digital Tourism Guide |
44 | Albania Exclusive Travel | Travel Agency |
45 | Explore Greece Holidays | Travel Agency |
46 | Lavanderi Bruno (Mine Lloshi) | Supporting Service: Laundry |
47 | Select Hill Resort | Hotel |
48 | Water Treatment Albania | Supporting Service: Water Treatment |
49 | Rreli Textile | Supporting Service: Textile- Fabric Wholesaler |
50 | Procredit | Financial Institution |
51 | M Sora | Supporting Servives: products and services PVC, Wood & Alu |
52 | ED Frozen | Supporting Services: Frozen Foods for Hotels and Restaurants |
53 | Adriatik Resort | Hotel |
54 | Travel Artizan | Travel Agency |
55 | Bora Laundry | Supporting Service: Laundry |
56 | Alb Academy | Training e |
57 | G’Zona | Restaurant |
58 | Artizan From Kukës – Soap Making | Artizan |
59 | Artizan From Kukës – Wool Felting & Knitting | Artizan |
60 | Unioni Turistik Shqiptar | Tourism Association |
61 | Tours Albania & Balkans | Travel Agency |
62 | Sondor Travel | Travel Agency |
63 | Discover Albania ( ALbania Social Club) | Tour Operator |
64 | Happy Tours | Travel Agency |
65 | Kantina Duka | Winery |
66 | Lu-na Travel | Travel Agency |
67 | Pegasus Travel | Travel Agency |
68 | Wtatil Albania | Travel Agency |
69 | Royal G & Spa | Hotel |
70 | Regina Hotels Group | Hotel |
71 | Lotus Group | Hotel |
72 | Westline Tours | Travel Agency |
73 | Fafa Hotel | Hotel |
74 | Best Accommodation in Korça (HOTEL REGENCY -LLAMSIA Shpk | Hotel |
75 | Kraal Hotel | Hotel |
76 | Unioni Turistik Kosova | Tourism Association |
77 | Grand Hotel Belushi ( Intern Investment Group) | Hotel |
78 | Swiss Diamond Hotel Prishtina | Hotel |
79 | Garden SH.P.K (RKS) | Hotel |
80 | The Better Travel Co. | Supporting Service: Transportation |
81 | Via Dinarica Kosovo | |
82 | Volontari del Mondo RTM | International Organisation |
83 | Komuna e Pejës | Municipality |
84 | Komuna e Deçanit | Municipality |
85 | Komuna e Junikut | Municipality |
86 | Fusha e Gjese | Hotel |
87 | Logu I Harushave | Hotel |
88 | Kocibelli | Hotel |
89 | Hotel Nertili | Hotel |
90 | Adventure Point Albania | Tours: land and water vehicles |
91 | Zenith Travel | Travel Agency |
92 | Quad sqaud shpk | Adventure Travel Guide |
93 | Porsche Albania | Automotive |
94 | Bio farm Gramsh | AgriTourism |
95 | Open Bus Albania | Bus City Tour |
96 | Lincoln Centers of Albania | Educational Institution |
97 | Kantina Fani | Winery |
98 | Ferma Burees | Agritourism |
99 | Kantina Rrezja e Diellit | Winery |
100 | Ferma Sotira | Agritourism |
101 | Ferma Albanik | Agritourism |
KOMPANI PJESËMARRËSE SI “SHITËS” NË B2BALKAN MARKETPLACE
1 | Turist Tours Albania | Travel Agency |
2 | 7hills D.O.O. | Hotel |
3 | Venn Travel doo | Travel Agency |
4 | Arlo Travel | Travel Agency |
5 | Swissôtel Resort Kolašin | Hotel |
6 | DTU MAC SUN – TRAVEL DOO SKOPJE. | Travel Agency |
7 | ČELEBIĆ CITY DOO | Hotel |
8 | Green Coast Hotel MGallery Collection by Accor | Hotel |
9 | MONTENEGRO TOURIST SERVICE DOO | Tourism Agency |
10 | BB Invest Group | Tourism Agency |