
Ngjyrat që flasin për turizmin dhe rrëfimi vizual i “Tourism Travel Show Albania’’
15 Janar, 2025
Nxitja e Inovacionit në Panaire: Qasja e Iceberg Exhibitions
4 Shkurt, 2025“Tourism Travel Show Albania” nga Iceberg Exhibitions, një panair suksesi për
turizmin

Për të tretin vit radhazi, Tourism Travel Show Albania mbledh bashkë profesionistët më
të mëdhenjë të industrisë së turizmit, duke ofruar një platformë unike për rrjetëzim dhe
promovim. Ky panair ka fituar një reputacion të veçantë jo vetëm për përmasat e tij, por
edhe për ndikimin që ka në zhvillimin e sektorit të turizmit. Një nga treguesit më
domethënës të këtij suksesi është fakti që shumë ekspozues vendosin të rikthehen,
duke dëshmuar përfitimet që kanë marrë nga edicionet e kaluara.
Rikthimi i ekspozuesve është një tregues i qartë i vlerës që ata shohin në këtë panair.
Ata janë dëshmi e suksesit të tyre përmes panairit, ndërsa për ne si organizatorë të
panairit, ky fakt na motivon për të vazhduar të ofrojmë edicione më të përmirësuara
dhe të suksseshme.
Këtë vit, ne jemi të lumtur të njoftojmë rikthimin e një prej partnerëve tanë të panairit të
turizmit, ATHS – Albania Travel & Hospitality Service, si Gold Partner.

ATHS – Albanian Travel and Hospitality Service, flet për suksesin në panairin më
të madh të turizmit ”Tourism Travel Show Albania dhe rikthimin e tyre në panair si
partner Gold.
Për të kuptuar më mirë arsyet që qëndrojnë pas rikthimit të ATHS – Albania Travel &
Hospitality Service, në Tourism Travel Show Albania, patëm kënaqësinë të zhvillonim
një bashkëbisedim me themeluesin e kompanisë Z. Besnik Vathi. Ja çfarë na tregoi ai
kur u pyet nga ne për arsyet që i motivuan për t’u rikthyer në këtë panair.
Ai theksoi se pjesëmarrja në një event të tillë është një domosdoshmëri për çdo
kompani në sektorin e turizmit. Duke e cilësuar me një status të mirëpërcaktuar si
panairi më i madh dhe më dinjitoz në këtë fushë, ai theksoi se ‘’Tourism Travel Show
Albania’’ ofron mundësi unike për të prezantuar jo vetëm produktet outgoing të tyre por
edhe ata incoming, për pritjen e të hujave në Shqipëri. “Ky është vendi ideal për t’u
lidhur me klientët tanë dhe për të treguar vlerat tona si kompani,” tha ai, duke shtuar se
kjo është arsyeja kryesore pse vendosën të rikthehen, këtë herë me një gamë edhe më
të gjerë shërbimesh dhe ofertash.

Duke kujtuar edicionin e kaluar, Z. Besnik Vathi ndau disa nga përfitimet kryesore që
kompania e tij ka përjetuar nga pjesëmarrja. “Panairi i vitit të kaluar na ndihmoi të
rrisnim ndjeshëm njohjen e produktit tonë në tregun shqiptar. Vizitat e shumta në stendën tonë na dhanë mundësi të krijonim lidhje të reja dhe të forconim besimin tek klientët ekzistues’’. Sipas tij, gjatë dy ditëve të panairit në edicionin e kaluar klientët patën mundësinë të shohin nga afër ndikimin dhe përkushtimin e tyre në tregun e
turizmit, një tjetë arsye kjo pse pjesëmarrje e tyre në panairin e turizmit do të
përsëritet.
Këtë vit, ATHS – Albania Travel & Hospitality Service , synon të impresionojë vizitorët
me një ofertë të zgjeruar të udhëtimeve, përfshirë destinacione si Brazili, India dhe Kalabria. “Këto janë destinacione që ofrojnë eksperienca unike dhe të paharrueshme’’,tha ai. Vizitorët që do të ndalojnë në stendën e tyre do të marrin
informacione të detajuar mbi këto udhëtime.

Ndikimi pozitiv i panairit ‘’Toursim Travel Show Albania’’ të organizuar nga
Iceberg Exhibitions
Rikthimi i ATHS- Albania Travel & Hospitality Service, në Tourism Travel Show Albania
2025 përfaqëson jo vetëm një hap të madh për kompaninë, por edhe një konfirmim të
rëndësisë së këtij panairi në zhvillimin e sektorit të turizmit. Është një dëshmi e qartë e
ndikimit pozitiv që ky event ka në përmirësimin e industrisë turistike shqiptare. Iceberg
Exhibitions, si organizator i panairit pret me padurim të shoh se çfarë surprizash të tjera
na presin këtë vit nga ATHS dhe partnerët e ekspozuesit e tjerë në këtë event të
rëndësishëm të turizmit.