Turizmi i Së Ardhmes: Zhvillimi i Qëndrueshëm në Fokus
8 Janar, 2025Ngjyrat që flasin për turizmin dhe rrëfimi vizual i “Tourism Travel Show Albania’’
15 Janar, 2025
Kalendar 2025 i Iceberg Exhibitions është gati të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi, të frymëzojë ide
inovative dhe të krijojë mundësi për rritje të qëndrueshme. Me një program të kuruar që përfshin
katër panaire kryesore, ky është momenti për të vendosur planet tuaja në qendër të skenës rajonale
dhe ndërkombëtare. Ja çfarë ju pret:
12–13 Shkurt: Tourism & Travel Show Albania – Pallati i Kongreseve
Panairi i Turizmit rikthehet duke sjellë një platformë të rëndësishme bashkëpunimi për sektorin. Në
partneritet me New Deal Europe, organizohen mbi 500 takime biznesi B2B me rreth 50 blerës
ndërkombëtarë, duke krijuar mundësi konkrete për ekspozuesit që të ndërtojnë lidhje të reja dhe të
zgjerojnë tregjet e tyre. Eventi do të shoqërohet me forume dhe panele diskutimi, të cilat do të
trajtojnë temat më të rëndësishme për inovacionet dhe sfidat në sektorin e turizmit. Gjithashtu, do
të organizohen aktivitete promocionale për të promovuar rajonin përballë një audience
ndërkombëtare, duke theksuar risitë dhe mundësitë që ky sektor ofron.
23–25 Prill: Agriculture Days – Lushnje
Panairi Ditët e Bujqësisë është i vetmi që ka thyer mitin e organizimit të panaireve ndërkombëtare
vetëm në Tiranë. Për të katërtin vit, ky event mbledh mbi 90 ekspozues dhe rreth 8000 vizitorë nga
Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Italia dhe Gjermania në sheshin kryesor të Lushnjës, i
kthyer në një hapësirë ekspozimi prej 5000 m². Me fokus te fermerët, panairi ofron takime, forume
dhe workshope të dobishme, duke krijuar lidhje të reja dhe duke mbështetur sektorin. Mbështetur
nga nivele të larta institucionale, ky është një event i rëndësishëm për bujqësinë në Shqipëri dhe
rajon.
24–25 Shtator: Future2Tech – Pallati i Kongreseve
Panairi Future2Tech, vjen në bashkëpunim me AlbaniaTech, synon kthehet në një pikë takimi për të
ardhmen e teknologjisë në rajon. Ky event ka qenë kryefjala e inovacionit, duke sjellë në një
platformë unike liderë të industrisë, startup-e premtuese dhe investitorë vizionarë. Me fokus në
zhvillimin e teknologjisë, Future2Tech ofron zona të dedikuara si Event Zone, Demo Zone dhe Media
Zone, ku ekspozohen risitë më të fundit, ndërkohë që startup-et garojnë për vëmendjen e
investitorëve dhe mundësinë për të bërë hapin e madh në treg. Ky panair nuk është vetëm një vend
takim, por një laborator idesh dhe mundësish për të gjithë ata që kërkojnë të ndajnë vizionin e tyre
dhe të ndërtojnë të ardhmen.
19–20 Nëntor: Energy, Construction, and Green Economy Fair – Pallati i Kongreseve
Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër sjell një gamë të gjerë ekspozuesish, duke
përfshirë prodhues të energjisë, ofrues të teknologjive të avancuara, dhe kompani ndërtimi, të
cilët prezantojnë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme. Nga ana tjetër, panairi pret një audiencë të
larmishme vizitorësh: sipërmarrës, menaxherë biznesesh, operatorë energjie, zhvillues, investitorë
dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare, si edhe individë e qytetarë të interesuar për efiçencën
energjitike dhe praktikat e qëndrueshme. Ky event mirëfillli i fokusuar ne B2B është platforma
ideale ku takohen nevojat dhe ofertat, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim, investim dhe
zhvillim të një të ardhmeje më të gjelbër dhe më efikase.
Bëhuni pjesë e kalendarit që krijon mundësi.
Pjesëmarrja në këto evente nuk është vetëm një mundësi për të prezantuar biznesin tuaj, por edhe
për të mësuar nga ekspertët, për të zgjeruar rrjetin profesional dhe për të ndërtuar të ardhmen.
Vizitoni: www.icebergexhibitions.com dhe bëni hapin tuaj të parë drejt suksesit.