Forumi i ardhshëm i 3-të i Tirana Energy Forum (TEF 2024)
22 Gusht, 2024Bëhuni pjesë e forumeve të Future2Tech – Vendi ku inovacioni takohet me teknologjinë!
18 Shtator, 2024Si drejtuese e Iceberg Communication dhe Iceberg Exhibitions, dëshiroj të ndaj me ju këtë reflektim mbi rrugëtimin e Future2Tech, panairit të Inovacionit, Teknologjisë dhe Edukimit. Jemi në prag të edicionit të dytë, teksa edicioni i parë vendosi standardet për këtë event të përvitshëm. Këtë vit jemi të vendosur për të parë evoluimin e panairit, nisur edhe nga interesi i shtuar dhe pjesëmarrja e lartë e ekspozuesve. Ky zhvillim pritet edhe si pasoje e disa faktorëve të cilët kanë formësuar edhe qasjen tonë si organizatorë të panairit për ta konceptuar si një platformë kryesore inovacioni dhe rritjeje në industrinë e teknologjisë.
Qasje drejt segmenteve niche
Duke u përqendruar në temat më aktuale dhe me interes të lartë, të tilla si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe zgjidhjet teknologjike të qëndrueshme, panairi jo vetëm që ecën në sinkron me këto trende por gjithashtu po tërheq vëmendjen e kompanive lider në këto fusha, për të qenë ekspozues në panair. Kjo qasje e targetuar ka krijuar një platformë që synon të “lërë shenjë”, ku ekspozuesit prezantojnë inovacionet e tyre më të fundit drejt një audience që është specifikisht e interesuar në niche-n e tyre.
Po ta mendojmë si një “open bufé”, mund të them se gjatë edicionit të parë, patëm pak nga gjithçka – plot pjata të ndryshme për t’u provuar nga kushdo. Edhe këtë herë, gjithëkush do të ketë mundësi të gjejë në panair atë për të cilën ka nevojë, por ne si organizatorë jemi të fokusuar të orientohemi gradualisht në zhvillimin e temave niche, të fokusohemi në disa pjata që janë absolutisht trend dhe për të cilat kërkesa është e lartë. Kështu synojmë të tërheqim ekspertët dhe kompanitë më të mira në këto fusha, duke e bërë panairin më interesant dhe me impakt për të gjithë ata që do të përfshihen në të gjitha format.
Integrimi i zonave të ndryshme për prezantim
Ne si organizatorë, jemi të lumtur të ofrojmë për të gjithë ekspozuesit dhe vizitorët mundësi unike për të ndërvepruar me audienca të ndryshme përmes prezantimeve dinamike e të shumëllojshme në zona të ndryshme të panairit. Përmes mënyrave të ndryshme të ekspozimit, qëllimi është të krijohet një platformë për t’ë ndërvepruar, mësuar dhe për t’u rritur. Zona Demo, e krijuar për ekspozuesit të cilët do të kenë mundësi të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në një formë më interaktive përmes demostrimeve live. Në Zonën e Eventeve, do të mbahen një seri forumesh dhe prezantimesh, duke filluar nga forumi i drejtuesve të bizneseve më të mëdha në vend, deri te tema si siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, etj. Gjithashtu, Zona e Medias do të ofrojë mundësi për ekspozuesit dhe bizneset që do t’i bashkohen panairit për intervista me një narrative më të thellë dhe emocionale për rrugëtimin e tyre në treg.
Në lupë të këtij edicioni: Konkursi i Start-upeve
Konkursi i start-upeve ishte një ide që lindi gjatë edicionit të parë si nevojë për të hedhur dritë tek një nga boshtet e rëndësishme të panairit. Në këtë edicion të radhës, një fokus shumë të rëndësishëm dhe impenjim të shtuar në organizim, do të marrë konkursi i start-upeve, i cili është konceptuar si një mënyrë për të identifikuar dhe ekspozuar talentet në rritje të industrisë së teknologjisë, duke ofruar një platformë unike për të prezantuar idetë e tyre dhe inovacionet drejt një jurie të përzgjedhur me kujdes dhe një grupi investitoresh të mëdhenj. Emra të rëndësishëm në botën e investitorëve do të na bashkohen, të cilët premtojnë mundësi fantastike për të gjithë ata që do të guxojnë të prezantojnë idetë e tyre. Emrat e investitoreve meritojnë një komunikim të veçantë në vijim.
Evolucioni i panairit Future2Tech në edicionin e tij të dytë është një dëshmi e përkushtimit tonë si organizatorë për të dhënë një kontribut të qenësishëm për inovacionin, zhvillimin teknologjik, edukimin dhe qëndrueshmërinë. Ndërkohë që panairi Future2Tech vijon të rritet dhe të përshtatet me shpejtësi me nevojat e industrisë, jam besimplotë që do të tërheqim vazhdimisht si ekspozues, kompani e institucione të rëndësishme në tregun jo vetëm kombëtar, por edhe atë global.
Për më shumë informacion mbi panairin, kontaktoni:
Email: info@icebergexhibitions.com
Phone: +355 69 406 3909
Website: www.futuretotech.com