Nga AI tek Blockchain: Eksplorojmë teknologjitë me inovatore në Future2Tech
21 Qershor, 2024Evolucioni i Future2Tech: Interes i shtuar i ekspozuesve në edicionin e dytë
26 Gusht, 2024Prezantimi i Forumit te Energjisë të Tiranës 2024
Me kënaqësi të madhe ju njoftoj Forumin e 3-të të Energjisë të Tiranës 2024 (TEF
2024). Ky aktivitet është planifikuar më 20 Nëntor 2024 në Pallatin e Kongreseve në
Tiranë, Shqipëri. Veçanërisht, TEF 2024 shërben si formati kryesor i konferencës së
panairit më të madh tregtar në Shqipëri,“Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2024”, i cili do të zhvillohet nga data 20 deri më 21 Nëntor 2024 në Pallatin e
Kongresit.
Forumi i 3-të i Energjisë Tirana 2024 (TEF 2023) është vendosur në qendër të Panairit
të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2024, i organizuar nga Iceberg
Exhibitions. Kjo ngjarje e rëndësishme synon të thellohet në tema thelbësore për
bizneset, e veçanërisht transformimi i peizazhit energjetik, tranzicioni i tregut të
energjisë, zhvillimi më i fundit i projekteve të energjisë së rinovueshme (duke u fokusuar
në investimet fotovoltaike, hidroenergjetike, erës), masat e efiçencës dhe energjia e
ndërtimit, si dhe përmirësimi i sistemeve të rrjetit (duke përfshirë rrjetet, transformatorët,
nënstacionet, gjeneratorët, etj.) dhe avancime të tjera të dalluara në tregun shqiptar të
energjisë.
TEF 2024 është projektuar si një program gjithë ditor me ndërveprim të lartë, me mbi 30
folës të kalibrit të lartë dhe më shumë se 500 pjesëmarrës. Veprimtari e moderuar nga
avokati i energjisë Lorenc Gordani, pritet të ofrojë diskutime të thella dhe mundësi të
vlefshme rrjetëzimi. Këto aspekte janë me interes të veçantë për bizneset, do të
ndërthuren me në qendër bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet palëve të
interesuara në Shqipëri dhe më gjerë.
Kjo ngjarje shërben si një platformë e rëndësishme për politikëbërësit, drejtuesit e
industrisë dhe profesionistët e energjisë që të mblidhen së bashku për të diskutuar mbi
rolin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe masat e efiçencës në lehtësimin e
tranzicionit energjetik shqiptar. Ai ofron një mundësi për të shfaqur produkte, shërbime
dhe inovacione më të fundit në energjinë e rinovueshme dhe masat e efikasitetit,
teknologjitë klimatike dhe AI, prodhimin e energjisë dhe zgjidhjet me karbon të ulët që
nxisin tranzicionin e energjisë.
TEF 2024 përfaqëson një forum të veçantë, suksesi i të cilit është i rrënjosur në triumfet
e konferencave të mëparshme dhe eksperiencën e qëndrueshëm dhe besueshmërinë e
vendosur ne treg gjatë një periudhe prej më shumë se 25 vjetësh nga aktivitet e shumta
te Iceberg Exhibitions. Pjesëmarrja në këtë forum mundëson akses në rreth 150
ekspozues në ballë të avancimit të burimeve të energjisë me karbon të ulët, efikasitetit
operacional dhe sektorit të ndërtimit.
Progresi i Sektorit të Energjisë së Shqipërisë
Sektori energjetik i Shqipërisë ka përjetuar zhvillime thelbësore gjatë vitit të kaluar.
Përparimet e dukshme përfshijnë nisjen e një tregu të energjisë elektrike te një ditë
përpara nga bursa e energjisë ALPEX në prill 2023 dhe zbatimin e suksesshëm të një
tregu balancues operacional dhe të organizuar në mënyrë konkurruese. Që nga 1 janari
2022, të gjithë konsumatorët e lidhur me 20 kV, 10 kV dhe 6 kV kanë të drejtë të
zgjedhin furnizuesin e tyre si pjesë e hyrjes së tyre në tregun e liberalizuar, në përputhje
me qëllimin e vendit për arritjen e pavarësisë së plotë si eksportues neto nga 2023.
Angazhimi i Shqipërisë për energjinë e rinovueshme është i dukshëm nëpërmjet
rishikimit të ligjit të saj për burimet e rinovueshme, i cili tanimë përfshin një objektiv prej
54.4% për adoptimin e energjisë së rinovueshme. Ky synim ambicioz parashikohet të
mbështetet nga ndërtimi i HEC-it të Skavicës dhe një hidrocentrali me pompë 1200 MW
në rrjedhën e sipërme të hidrocentralit të Moglicës. Përveç kësaj, ligji i ri për burimet e
rinovueshme prezanton një sistem neto të faturimit për energjitë e rinovueshme të
vetëkonsumuar, duke kaluar në faturimin neto me një kapacitet maksimal prej 500 kW
dhe duke nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në komunitetet e energjisë së rinovueshme.
Vendi ka autorizuar gjithashtu mbi 10 GW leje për projekte hidro, fotovoltaike dhe të
erës, duke sinjalizuar një ftesë të hapur për partneritete.
Sektori i energjisë dhe i ndërtimit po bëhen një simbiozë e transformimit të vendit.
Shqipëria është shumë pranë miratimit të strategjisë afatgjatë të rinovimit të ndërtesave
dhe zbatimit të Ligjit për Efiçiencën e Energjisë. Objektivi i energjisë së rinovueshme
për vitin 2030 ndahet në objektiva sektorialë ku për ngrohjen dhe ftohjen parashikohet
efecienca të arrije në 16,6%. Kjo lëvizje drejt efiçencës së energjisë është e dukshme
në krijimin e një sistemi operacional të certifikimit të performancës së energjisë, i cili ka
lëshuar mbi 100,000 raporte auditimi që nga fillimi i tij. Sigurimi i subvencioneve nga
Agjencia e Efiçiencës së Energjisë për 4000 familje për instalimin e sistemeve diellore
të ngrohjes së ujit ilustron më tej angazhimin e Shqipërisë për qëndrueshmëri.
Investimet e Shqipërisë në efiçencën e energjisë kanalizohen kryesisht nëpërmjet
buxhetit të shtetit dhe ndihmës financiare të huaj, me theks të veçantë në sektorin e
ndërtesave. Nismat e subvencionuara, me deri në 50% të kostove të mbuluara nga
Bashkia e Tiranës, plotësohen nga promovimi proaktiv i efiçencës së energjisë nga
bankat e nivelit të dytë nëpërmjet linjave të kreditit që synojnë rritjen e termoizolimit të
mbështjellësve të ndërtesave në ndërtesat private.
Synimet kryesore të Forumit te Energjisë të Tiranës 2024:
- Të lehtësoj dialogun konstruktiv në krijimin e një klime të favorshme biznesi për
përshpejtimin e investimeve nëpërmjet reformave brenda kuadrit ligjor dhe rregullator. - Të nënvizojë përparimet kryesore dhe perspektivat e investimeve në Shqipëri si për
investitorët vendas ashtu edhe për ata ndërkombëtarë. - Të nxisë bashkëpunimet afatgjata në investime të qëndrueshme midis organeve
publike dhe palëve private në Shqipëri. - Të promovojë dhe të përmirësojë bashkëpunimin ne sektorin e qëndrueshëm ndërmjet
integrimit më të mirë të aktorëve kryesorë privatë në sektorët kyç te energjisë, ndërtimit
dhe mbrojtjes së mjedisit. - Të nxisë inovacionin, arsimin dhe mundësitë e punësimit, me fokus rritjen ekonomike
dhe mirëqenien shoqërore.
Axhenda e Forumit Energjetik të Tiranës – TEF 2024
Forumi i ardhshëm do të ketë katër panele, secili i dedikuar për tema specifike.
Paneli 1: Avancimi i tranzicionit energjetik për industrinë dhe biznesin e
qëndrueshëm në Shqipëri, me fokus në përafrimin me Axhendën e Gjelbër dhe
Planin Ekonomik të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Sektori energjetik i Shqipërisë ka përparuar ndjeshëm vitin e kaluar, duke sinjalizuar një
zhvendosje nga rregullimi në një treg të lirë dhe deregulluar, dhe pasqyruar zhvillimet
në të gjithë Evropën. Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) luan një rol kritik në
formësimin e peizazhit të industrisë energjetike të vendit. Çështja thelbësore është se si
të zbatohet me sukses tranzicioni i energjisë me një ndikim minimal në shpenzimet
publike duke maksimizuar përfitimet e konsumatorëve.
Strategjitë dhe planet thelbësore për avancimin në këtë transformim, do të jenë temat
qendrore të këtij paneli, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të njohur të industrisë dhe
individëve të profilit të lartë. Mos e humbisni këtë mundësi për të fituar njohuri të
vlefshme për ekosistemin energjetik të Shqipërisë në zhvillim.
Paneli 2: Përgatitja për të ridizajnuar tregun e energjisë elektrike, duke eksploruar
udhërrëfyesin e tranzicionit për ndërmarrjet energjetike dhe duke zhvilluar
zgjidhje për të adresuar sfidat e rrjetit.
Tregu i energjisë është aktualisht në një fazë transformimi të rëndësishëm, i shënuar
nga fillimi i një tregu të energjisë elektrike një ditë përpara në prill 2023 dhe tregu
funksional balancues pranë bursës se energjisë ALPEX. Që nga 1 janari 2022, të gjithë
konsumatorët në Shqipëri të lidhur me 20 kV, 10 kV dhe 6 kV u është dhënë liria për të
zgjedhur furnizuesin e tyre me hyrjen në tregun e liberalizuar. Shqipëria aspiron të arrijë
pavarësinë e plotë si një eksportues neto deri në vitin 2030.
Fokusi i këtij paneli është të nënvizojë rolin kryesor të ALPEX si një lojtar i rëndësishëm
në tregtimin e energjisë elektrike, integrimin e tregut dhe transparencën e çmimeve.
Nëpërmjet prezantimeve sqaruese dhe dialogëve ndërveprues, objektivi është të
zbulohen kontributet dinamike të ALPEX në avancimin e tregut të energjisë në Shqipëri,
në nxitjen e konkurrencës dhe në forcimin e elasticitetit të përgjithshëm të sektorit
energjetik shqiptar.
Paneli 3: Promovimi i masivizimit të energjive të rinovueshme në Shqipëri: nevoja
e kuadrit rregullator dhe zgjidhjeve novatore të menaxhimit të energjisë dhe
ruajtjes përmes akumulatove.
Shqipëria rishikoi ligjin për burimet e rinovueshme dhe objektivi për arritjen e një pjese
prej 54,4 % të energjisë së rinovueshme është përfshirë. Për ta arritur atë, janë dhënë
më shumë se 10 GW leje në projekte hidro, fotovoltaike dhe të erës dhe janë në kërkim
të partneritetit. Njëkohësisht, sektori i energjisë dhe i ndërtimit po bëhen një simbiozë e
transformimit të vendit. Shqipëria ka krijuar një sistem operacional të certifikimit të
performancës së energjisë dhe më shumë se 100.000 raporte auditimi janë lëshuar që
nga fillimi i tij.
Investimet në efiçencën e energjisë dhe me fokus të veçantë në sektorin e ndërtesave
aktualisht po kanalizohen nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe ndihmës financiare të huaj.
Për më tepër, bankat lokale po promovojnë në mënyrë aktive efiçencën e energjisë
duke ofruar linja krediti për masa të ndryshme, duke u fokusuar kryesisht në rritjen e
termoizolimit të mbështjellësve të ndërtesave në ndërtesat private. Mbi ku jemi dhe cilat
janë mundësitë dhe potencialet e këtyre dy sektorëve do të jenë aspektet që do të
diskutohen me përfaqësuesit më të zëshëm të këtyre sektorëve.
Paneli 4: Roli i arsimit në ngritjen e kapaciteteve njerëzore të nevojshme për të
përballuar sfidat e tranzicionit energjetik në Shqipëri.
Shqipëria është në prag të një faze të re në transformimin e sektorë kyç te ekonomisë si
energjia, ndërtimi e te ngjashme, e cila bën te ngrihet pikëpyetjen nëse biznesi mund
t’ia dali kësaj sfide transformuese në mënyrë të pavarur apo nëse kanë nevojë të
bashkëpunojnë me akademinë dhe shoqërinë civile. Paneli do të shqyrtojë modele të
ndryshme dhe implikimet e tyre, si dhe rolin e sektorit të energjisë si një shtytës i
zhvillimit. Për më tepër, ai do të eksplorojë ndërveprimin ndërmjet kompanive, arsimin
universitar dhe përgatitjen e burimeve njerëzore për tranzicionin e suksesshëm të
sektorit të energjisë.
Cilat modele janë aktualisht në lojë dhe çfarë paraqesin ato, lidhur edhe me rolin e tyre
si një forcë lëvizëse e zhvillimit? Si mund të ndërtojmë një dialog me te mire ndërmjet
kompanive (biznesit) dhe arsimit universitar? Rastet e prezantimeve të këtij procesi
shumëplanësh dhe diskutimet për burimet njerëzore të përgatitura do të jenë pjesë e
këtij paneli me përfaqësues dhe personalitete të nivelit të lartë të sektorit. Mos e
humbisni këtë mundësi për të fituar njohuri të vlefshme për ekosistemin e energjisë në
zhvillim në Shqipëri.
Regjistrohu këtu për të siguruar një vend falas si vizitor: https://lnkd.in/dNZPjH8S
Për më shumë detaje na ndiqni:
Linkedin event page, Facebook event page, Energy, Construction & Green Economy Fair 2024 website in english, Energy, Construction & Green Economy Fair 2024 website in albania, linkedin newsletter e të ngjashme.
Mezi presim një edicion të ri dhe më vibrant!
Faleminderit & Përshëndetje,
Av. Lorenc Gordani, PhD
Drejtues i Tirana Energy Forum 2024
Drejtor i Departamentit Juridik dhe Pedagog në Fushën e Biznesit dhe Energjisë, Tirana
Business University (TBU). Këshilltar në projektet e nivelit të lartë për Politikat dhe
Kuadrin Ligjor për Energjinë, Rregullimin dhe Infrastrukturën në Shqipëri.
+355 68 307 64 88
lorenc.gordani@gmail.com