Rikthehet panairi “Ditët e Bujqësisë” në Lushnje, 24-26 Prill
19 Prill, 2024Bëhuni pjesë e Panarit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2024
21 Qershor, 2024Informacionet kryesore
Mirësevini në këtë rrugëtim përmbledhës mbi Panairin “Ditët e Bujqësisë 2024“, eventin kryesor në Shqipëri dhe rajon për bujqësinë. I mbajtur në qytetin e Lushnjes të ashtuquajtur “hambari” i Shqipërisë në datat 24-26 Prill 2024, ky event me vendosmëri ka arritur të shndërrohet në panairin kryesor të inovacionit, mundësive të biznesit e komunikimit të zhvillimeve kryesore të sektorit të bujqësisë në vend.
Organizuar nga Iceberg Exhibitions, në Panairin “Ditët e Bujqësisë” u prezantuan 90 ekspozues nga i gjithë vendi ynë dhe rajoni të cilët patën vëmendjen e mbi 8000 vizitorëve. 15 panele diskutimi dhe prezantime që hodhën dritë mbi tendencat dhe risitë më të fundit në sektorin e bujqësisë. Panairi u vizitua jo vetëm nga vizitorë nga të gjitha zonat e Shqipërisë por edhe nga shumë përfaqësues të kompanive ndërkombëtare që zgjodhën të njohin bujqësinë e Shqipërisë me sytë e panairit.
Për të tretin vit, Lushnja ofroi vendodhjen ideale për organizimin e këtij panairi. Lushnja, qyteti i vogël por me një shtrirje në 85 fshatra e në një zone me një numër prej 77,000 fermerësh, më shumë se gjysma e numrit total të fermerëve për gjithë vendin. Pjesëmarrja e numrit të lartë të fermerëve që vizituan përgjatë tre ditëve panairin, pjesëmarrja e tyre në aktivitetet e organizuara si forume, panele diskutimi, prezantime etj. të rëndësishme për sektorin, ishte dëshmia kryesore e zgjedhjes së Lushnjes si një vendodhje strategjike për panairin. Mbështetja për këtë event prestigjoz erdhi nga institucione dhe kompani të rëndësishme si: Partnerët Platin Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Lushnjë dhe partneri ynë digjital për të tretin vit rradhazi Vodafone Albania; Partnerët Gold GIZ Albania me projektin SRD dhe kompania Lufra; Partnerët Silver si Helvetas me projektin Risi Albania, MBM Albania, Agrimatco Albania, Austria Praemix, Koja, Agrocon, INDA dhe NOA.
Panairi “Ditët e Bujqësisë” që u përshëndet nga aktorët më të rëndësishëm të vendit
Panairi nisi me një ceremoni zyrtare, me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të vendit tonë dhe rajonit, ambasadorë, ekspozues dhe të ftuar të rëndësishëm. Znj. Enejda Sheku, CEO e Iceberg Communication dhe Exhibitions, nisi ceremoninë me një përshëndetje për të gjithe partnerët mbështetës, ekspozuesit dhe të pranishmit duke nënvizuar gjithashtu arritjet dhe objektivat e panairit dhe vizionin e rritjes së tij vit pas viti. Gjatë fjalës ajo tha shprehimisht: “Për ne në Iceberg, si kompani organizatore ky është një PROJEKT PASIONI. Pas 25 vitesh ekseperiencë në treg, pas bashkëpunimesh të panumërta dhe projektesh tepër inovatore të sjella ndër vite, para tre vitesh morëm vendimin për të konceptuar dhe sjellë në jetë një projekt i cili do të ndikonte pozitivisht një sektor të rëndësishëm si është ai i bujqësisë; një sektor që ka një kontribut prej 20% në prodhimn e brendshëm bruto të vendit tonë. Bujqësia e blegtoria janë shtylla të jetës. Objektivi ynë është që të kthejmë këtë panair traditë e të pervitshëm, në platformën kryesore të komunikimit në sektorin e bujqësisë, ku inkurajohen partneritete dhe bashkëpunime të reja për bizneset dhe institucionet pjesëmarrëse, për të ndare fushata ndërgjegjësuese dhe informuese jetike për sektorin”.
Me pas, personalitete të nderuara të vendit, rajonit dhe më gjerë vijuan përshëndetjen e eventit, si Znj. Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë; Z. Faton Peci, Ministri i Bujqësisë së Kosovës; Znj. Ruth Huber Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri dhe Znj. Eriselda Sefa, Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës. Pjesëmarrës në ceremoni ishin personalitete të rëndësishme si Z. Khaled Al Sulahiti nga Ambasada e Shtetit të Katarit, H.E. Z. Tayyar Kağan Atay nga Ambasada Turke, Zv. Ambambasadori Z. Philipp Arnold nga Ambasada e Zvicrës, Ambasadore H.E. Znj. Hana A.S.Shawa nga Ambasada e Palestinës, Znj. Mischere Kawas nga Ambasada Amerikane, Ambasadori H.E. Z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi nga Ambasada e Arabisë Saudite, Këshilltarja Ekonomike Znj. Zheng Zhenling nga Ambasada e Kinës etj.
Gjatë ditës së pare dhe të dytë të panairit, personalitete të ndryshme vizituan panairin, por dita e tretë kulmoi me vizitën e Presidentit të Shqipërisë, z. Bajram Begaj, duke nënvizuar kështu rëndësinë e eventit për vendin dhe rajonin tonë. Presidenti, ashtu sikurëse të gjithë personalitetet e lart përmendura pas fjalës së tyre përshëndetëse, bënë një tur në panair duke takuar nga afër të gjithë ekspozuesit.
Platformë komunikimi mes ekspozuesve dhe vizitorëve nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm
Në panair morën pjesë 90 ekspozues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë Bashkitë e Konispolit, Sarandës, Vlorës, Roskovecit, Maliqit, Dimalit, Malësisë së Madhe dhe Dibrës. Këto bashki zgjodhën të përfaqësoheshin në zonën e ekspozimit në panair nga prodhues të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Përveç kësaj, salla e ekspozimit mirëpriti kompani ekspozuese nga Kosova, Mali i Zi, Italia, Spanja, etj. Gjithashtu, gjatë tre ditëve panairit iu bashkuan vizitorë nga rajoni dhe nga vende si Gjermania dhe Zvicra, të cilët realizuan me sukses shumë takime biznesi dhe vlerësuan mundësinë e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të reja me kompanitë shqiptare. Aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë si kompanitë: Bioma, Geolife, Prhohmex, Lidl, Spar etj. zgjodhën panairin si vendin për të vlerësuar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë shqiptare në sektorin e bujqësisë.
Z. Salvatore Terranova, Drejtor i kompanisë Bioma u shpreh: “Së pari do të doja të falenderoja organizatorët e panairit për mikpritjen e tyre, për organizimin e panairit me përkushtimin e profesionalizmin më të madh dhe ndihmën që na dhanë për të realizuar takime me kompanitë ekspozuese në panair. Panairi “Ditët e Bujqësisë” ishte një eksperiencë shumë e mirë për në dhe ajo çfarë konstatuam ishte kurimi në detajet më të vogla të eventit nga organizatorët. Jam tejet optimist që pjesëmarrja jonë në këtë panair ka hapur rrugën për të ardhur sërish në Shqipëri dhe për të zhvilluar projekte me ndikim në ekonominë dhe jetën e njerëzve në rajon. Ne presim me padurim mundësinë për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar për rritjen dhe qëndrueshmërinë e sektorit të bujqësisë në Shqipëri”.
Drejt edicionit të rradhës, “Ditët e Bujqësisë 2025”
Ndërsa korrim sukseset e rritjes së panairit “Ditët e Bujqësisë” vit pas viti, sytë i kemi në edicionin e rradhës të vitit 2025. Vendoseni eventin në kalendarët tuaj, Prill 2025, kur do të mblidhemi sërish për atë që premton të jetë një event edhe më i madh e më madhështor dedikuar sektorit të bujqësisë. Ky nuk është vetëm një panair, është takimi ynë i përvitshëm drejt një të ardhme më të mirë për sektorin.