Forume të rëndësishme në panairin e turizmit. Ja se si ju ndihmojnë këto takim biseda në rritjen e biznesit tuaj.
22 Janar, 2024Nga Kroacia dhe deri në Amerike. Ja disa nga blerësit ndërkombëtarë që do ti bashkohen Panairit të Turizmit në 31 Janar
30 Janar, 2024TOURISM & TRAVEL SHOW ALBANIA
Pallati i Kongreseve, çel dyert në daten 31 Janar me panairin “Tourism & Travel Show Albania 2024” dhe eventin më të madh B2B organizuar në vend për sektorin e turizmit. Ky event organizohet nga Iceberg Exhibitions me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, institucioneve ndërkombëtare dhe kompanive lider në vend. Ditën e mërkurë, më 31 janar, ora 10:00 organizohet Ceremonia e Hapjes së panairit me pjesëmarrjen e personaliteteve kryesore të vendit që do të përshëndesin eventin dhe të gjithë kompanitë blerëse të huaja që do të na bashkohen.
Interes nga e gjithe bota për produktin turistik rajonal
Mbi 100 ekspozues me stendë në panair dhe 30 blerës ndërkombëtarë nga e gjithe bota si Kroaci, Itali, Angli, Irlandë, Zvicër, Hollandë, Portugali, SHBA, Indi etj. të cilet vijnë në Shqipëri të interesuar për të blerë produktin turistik rajonal. Pjesë kryesore e panairit është eventi B2B që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë britanike New Deal Europe. Vetëm 6 ditë para panairit dhe janë rezervuar 295 takime në platformën b2balkan.com. Këto takime do të bëhen në datën 31 Janar në sallën e Pallatit të Kongreseve, në një zonë të dedikuar, të organizuara me slote 15 minutëshe. Çdo element i organizimit është i huazuar nga standartet më të mira ndërkombëtare.
Turizmi i Qëndrueshëm në fokus
Panairi i Turizmit është një nga ngjarjet më të rëndësishme për të cilat punimet fillojnë prej muajsh për të bërë bashkë aktorët kryesorë dhe për ti përqendruar tematikat tek nevojat themelore që tregu ka. Gjatë dy ditëve të panairit, përveçëse publiku do të ketë mundësinë të njihet nga afer me kompani të rëndësishme në Shqipëri dhe në rajon, do të ketë gjithashtu mundësinë e artë për të ndjekur forume me tematika të një rendësie të veçantë për vendin dhe rajonin tonë. Iceberg Exhibitions ka dedikimin maksimal për të theksuar rëndësinë e përvetësimit të praktikave të turizmit të qëndrueshëm në rajon. Sektori i turizmit në rajon ka një kontribut të çmuar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) por duhet pranuar që modeli operativ aktual përballet me sfida qoftë në aspektin mjedisor dhe atë socio-kulturor. Përmes forumeve që do të organizohen në panair, ne kërkojmë të nxisim një diskutim konstruktiv jo vetëm në drejtim të politik-bërjes por gjithashtu edhe në drejtim të pjesëmarrjes aktive të bineseve, insitucioneve arsimore dhe komuniteteve lokale.
Programi jonë dy-ditor përfshin një kombinim panelesh diskutimi dhe aktivitetesh interaktive me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, kompanitë dhe ekspertët në praktikat e qëndrueshme të turizmit. Tematikat që do të zhvillohen janë:
Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri, një aktivitet i mbështetur dhe bashkë-organizuar me Risi Albania;
Forum Punësimi, një aktivitet i organizuar nga Unioni Turistik Shqiptar
Zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimi i sektorit të mikpritjes, një forum i mbështetur nga Logical Albania dhe me pjesëmarrjen e panelistëve nga sektori i hotelerisë lider në treg gjithashtu.
Forumi i Turizmit Rajonal i organizuar nga Këshilli i Bashkepunimit Rajonal dhe me pjesëmarrjen e panelistëve nga i gjithë rajoni si Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, Serbi etj.
Forumi i Kryetarëve të Bashkive me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive kryesore të vendit tone të cilët do të prezantojnë strategjitë e turizmit për vitin 2024 dhe praktikat më të mira drejt turizmit të qëndrueshëm.
Një ngjarje gjithë-përfshirëse
Në hollin kryesor të Pallatit të Kongreseve, në datat 31 Janar dhe 1 Shkurt do të organizohen aktivitete të ndryshme që i “flasin” një audience shumë të gjerë. Biznese (hoteleri, agjensi etj.) në kërkim të bashkëpunimeve me blerës të huaj; Ekspertë, profesionistë të sektorit, kompani në kërkim të informacioneve mbi tendencat turistike në vend; qytetarë të Tiranës në kërkim të ofertave turistike, pjesëmarrjes në shorte të ndryshme, giveaway etj.; Të rinj në kërkim të mundësive për punësim; Të rinj të apasionuar pas teknologjisë për të cilët do të ketë një zonë të dedikuar gaming etj.