Panairi i turizmit në pallatin e Kongreseve 31 Janar dhe 1 Shkurt
30 Janar, 2024Në pritje të panairit Ditët e Bujqësisë 2024 në Lushnje
19 Mars, 2024Të gjitha dimensionet e një eventi madhështor marrin karakter në panairin e Turizmit.
Tashmë e kemi thënë se ky do të jetë eventi madhështor që përveç se do ti ofrojë Tiranës vëmendje nga një publik shumë i gjerë, synon të bëjë bashkë shitësit dhe blerësit e produktit turistik. Blerës ndërkombëtarë nga e gjithë bota do të jenë pjesë e panairit për t’i shtuar vlerë eventit në tërësi por dhe për të zgjeruar mundësitë e partneriteteve e bashkëpunimeve të reja për bizneset shqiptare.
Blerës të interesuar për produktet turistike rajonale nga Kroacia, Italia, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, SHBA, Indi etj. do të jenë të pranishëm në panair për të realizar mbi 500 takime biznesi të skeduluara në platformen b2balkan.com.
Theksojmë se ky event shumë-dimensional synon të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e sektorit të turizmin për ekonominë e vendit tone dhe rajonit të Ballkanit.
Panairi i Turizmit i organizuar nga @Icebergexhibitions.com do të luajë një rol kyç në prezantimin e potencialeve të Shqipërisë si një destinacion i bukur por jo vetëm, por edhe si një destinacion që ka të gjitha potencialet për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm si bosht kryesor të zhvillimit në rang global.
Ky event ofron mundësinë për promovimin e atraksioneve turistike, kulturës së pasur dhe bukurive natyrore të vendit. Prezantimi i infrastrukturës turistike, si hoteleve, restoranteve, dhe agjencive turistike, ndihmon në tërheqjen e vëmendjes së blerësve potencialë.
Në këtë material do t’iu tregojmë disa prej blerësve më të rëndësishëm në nivel botëror për turizmin:
1. TAUCK – SHBA
Themeluar në vitin 1925, Tauck ofron ture luksoze dhe udhëtime në mbarë botën për segmentin familjar dhe çifte. Tauck është lider në botë dhe i shërben një klientele të pasur anglisht-folëse. Portofoli evropian i Tauck mban një nga itineraret tokësore të quajtur”Yellow Roads”, dedikuar rrugëve piktoreske të shënuara me të verdhë në hartat evropiane. Tauck përqendrohet në qytetet klasike, monumentet ikonike dhe fshatrat piktoreske. Filozofia e kompanisë lider në botë është “çdo udhëtim është një koreografi e pandërprerë, udhëtim gjithëpërfshirës që ofron përvoja autentike kulturore, të gjitha të mbështetura nga shërbimi dhe vlera e Tauck”.
2. GATE 1 TRAVEL – SHBA
Gate 1 Travel për 40 vite, ka ofruar turne me cilësore dhe paketa pushimesh të jashtëzakonshme në tregun e Amerikës së Veriut. Me një filozofi që vlerëson më shumë eksperiencën e udhëtimit me një çmim të arsyeshëm, ata janë përqendruar 100% në kënaqësinë e klientit. Duke punuar në mbi 80 vende në të gjithë botën, Gate 1 Travel ka ambicien për rritje të mëtejshme dhe ka interes të shtuar për tregun e Evropes Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor.
3. MARTIN RANDALL TRAVEL – MBRETËRI E BASHKUAR
Tur Operator lider në Mbretërinë e Bashkuar me fokus në turizmin kulturor, i specializuar në ture përreth MB dhe Evropës, Lindjes së Mesme, Indisë, Kinës, Japonisë dhe Amerikës. Kompania organizon gjithashtu festivalet e muzikës në disa qytete europiane për audienca me mbi 300 pjesëmarrës dhe gjithashtu drejton një program të quajtur “Ditët e Kulturës”.
4. G ADVENTURES – MBRETËRI E BASHKUAR
Pionere dhe kompani lider për gati 30 vjet në udhëtimet dhe turet e aventurës me grupe të vogla, duke ofruar përzgjedhjen më të gjerë të tureve, safareve dhe ekspeditave të grupeve të vogla me çmim të përballueshëm në më shumë se 100 vende në të gjitha kontinentet. Duke qënë se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një potencial të jashtëzakonshëm ër “full package adventure”, takimet që do të realizohen në panair do të krijojnë mundësi bashkëpunimi me shumë kompani në këtë drejtim.
5. INTREPID DMC – AUSTRALI
“Intrepid DMC është kompania juaj e besuar e menaxhimit të destinacionit, operatori dhe zhvilluesi i produktit”. Ky është përshkrimi i kompanisë më të madhe në botë për turet e aventures, Intrepid DMC. Me 28 DMC në të gjithë Afrikën, Azinë, Evropën dhe Amerikën Latine, Intrepid DMC krijon zgjidhje të qëndrueshme të pasura me përvojë për brandet kryesore të udhëtimit në botë. Biznes global por me ekspertizë locale dhe me produkte innovative. Çdo vit ofrohen përvoja të jashtëzakonshme udhëtimi në më shumë se 90 vende. Shume i rendesishem për Intrepid DMC është ndërtimi i partneriteteve afatgjata dhe ata gjykojne se kjo është arsyeja pse klientët i besojnë dhe hyjnë në rrjetin e tyre global duke marre mbështetjen e tyre të plotë, por duke ruajtur klientët dhe markat e tyre. “Modeli ynë me etiketë të bardhë do të thotë se ne jemi marka pas markës së tyre. Marrëdhëniet tona janë ndërtuar mbi besimin dhe besueshmërinë dhe me praktikat tona të vendosura, të sigurta dhe konkurruese.”
Këto dhe dhjetëra blerës të tjerë tv huaj do t’i bashkohen Panairit “Tourism & Travel Show Albania” në datat 31 Janar dhe 1 Shkurt në Pallatin e Kongreseve, organizuar nga @icebergexhibitions.com