Zhurma e krijuar është e vërtetë: Përmbledhja e Panairit “Ditët e Bujqësisë”
9 Maj, 2023Tendencat më të reja në industrinë globale të panaireve
24 Korrik, 2023Vjen në Shqipëri Future2Tech, panairi për Inovacion, Teknologji dhe Edukim. Ai do të mbahet në datat 21-22 Shtator në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ky panair synon të shërbejë si një platformë komunikimi për kompanitë që janë të lidhura me teknologjinë në Shqipëri dhe rajon, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për t’u ndërlidhur me aktorët kryesorë dhe vendimmarrësit në sektorët e lidhur.
Në panairin Future2Tech pritet të marrin pjesë si ekspozues institucione, shoqata, kompani nga sektorë të ndryshëm, të cilët ndërlidhen nga kryefjala e këtij panairi “teknologjia”.
Industritë që do të gjenden në këtë panair janë: Retail Software, Industria Farmaceutike, Financë, Media, Shëndetësi, Automobilistikë, Inxhinieri, Industria e Modës dhe të tjera.
Profesionistë të teknologjisë, shitjeve dhe marketingut
Zhvillues, Dizajner, Marketerë, Njerëz të medias, Shitës, Financierë, Menaxherë, BI, Analistë, Menaxherët e produkteve, Shkencëtarët e të dhënave.
Institucionet Arsimore, Projekte dhe Iniciativa
Shkolla profesionale, Universitete, Kurse profesionale, Projekte që incentivojnë aftësitë profesionale
Panairi Future2Tech do të zgjasë dy ditë, 21-22 Shtator. Gjatë panairit, krahas zonës së ekspozimit do të ketë edhe zona ku, do të zhvillohen konferenca, workshope, seksione përmbajtësore, boot camping, prezantim produktesh të reja, etj. Pra, gjatë dy ditëve, jo vetëm ekspozim, por dhe shumë aktivitete paralele.
Ky panair organizohet nga Iceberg Exhibitions, organizator panairesh, pjesë e agjencisë Iceberg Communication, prej 1999 dhe nga Albania Tech, si një platformë e dedikuar për aktorët kryesorë të ekosistemit, bashkimin dhe aktivizimin e tyre.
Ky event do të mbështetet nga aktorët kryesorë institucionalë të vendit dhe shumë kompani lider në Shqipëri dhe në rajon, si shtysat kryesore të zhvillimeve teknologjike.
Panairi pritet të vizitohet nga mbi 5000 vizitorë të cilët do të gjejnë hapësira të shkëlqyera rrjetëzimi, akses tek mentorët, mundësi për të marrë pjesë në një nga aktivitetet kryesore të panairit që do të zhvillohet në njerën nga ditët e panairit që është Business Talk, me drejtuesit e bizneseve kryesore në vend, pjesëmarrje në seksione informative dhe forume me key note speakers të huaj dhe gjithashtu shumë e rëndësishme, do të kenë mundësinë të shohin inovacione dhe teknologji të reja dhe t’i zbulojnë këto në panair.
Një ndër elementet kryesore të panairit do të jetë arsimi dhe karriera në fushën e teknologjisë. Gjatë ditëve të panairit janë të mirëpritur të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë, familjet e tyre të cilët mund të informohen më tepër rreth mundësive që ofron kjo fushë për të ardhmen e fëmijëve. Future2tech synon të shndërrohet në platformën e komunikimit të mundesive që ofron teknologjia për të ardhmen e botës në të cilën jetojmë!
Artikulli i publikuar më parë në Business Mag
Për më shumë info kliko: Future2Tech