Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me New Deal Europe sjell Eventin B2B ne Panairin Tourism & Travel Show Albania
28 Shkurt, 2023Njihuni me Organizatën Botërore për Qëndrueshmërinë si Miku i Detit dhe i Tokës në Panairin “Ditët e Bujqësise 2023”
24 Prill, 2023Ditët e Bujqësisë 2022 nuk ishte panairi i parë organizuar rreth bujqësisë dhe blegtorisë, por padyshim ishte panairi që solli risi dhe shënjoi historinë e panaireve të organizuara në Shqipëri në fushën e agrikulturës. Përgjatë 3 ditëve, më shumë se 70 ekspozues nga vendi e rajoni si Kosovë, Rumani, Greqi e Itali u mblodhën në një vend me qëllimin e vetëm, krijimin e një platforme komunikimi për bizneset dhe gjithashtu inkurajimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të reja në sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit.
Suksesi i një eventi padyshim matet jo vetëm nga impakti që ka në industrinë për të cilën bëhet fjalë, por dhe nga shifrat. Dhe panairi i zhvilluar vjet, ishte një sukses i vërtetë.
Me më shumë se 7000 vizitorë, dukej se çdokush fliste për panairin Ditët e Bujqësisë. E në ditët e sotme, nëse një event nuk shfaqet online, a mund të themi se ai event është zhvilluar ndonjëhere. Duke njohur mjaft mirë rëndësinë e hapësirës online, rrjeteve sociale e jo vetëm, Iceberg Exhibition zhvilloi një panair të arrirë, edhe online.
Me rreth 300 spote televize dhe radiofonike, 20 fushata marketingu digjital me një vizibilitet nga më shumë se 3000 vizitorë, mund të themi pa më të voglin dyshim, se Panairi i Bujqësisë ishte një sukses i vërtetë.
E këtë vit, sigurisht nuk mund të mungonte Ditët e Bujqësisë 2023, duke u rikthyer në të njëjtin qytet të shquar për potencialin në bujqësi, në Lushnje më 27, 28 dhe 29 prill.
Ky panair ndërkombëtar do të organizohet nga Iceberg Exhibitions me një fokus më të gjerë në sektorët e bujqësisë, blegtorisë ,peshkimit, inovacionit, dhe përpunimit të ushqimit.
Ditët e Bujqësisë 2023 do të ofrojë sërish mundësi të shkëlqyera për bizneset dhe profesionistët e sektorëve të përfshirë, me një mbulim për të gjithë tregun ndërkombëtar.
Risia e panairit të vitit të shkuar, që padyshim do të vijojë si një traditë, është organizimi i aktiviteteve të shumta si: sesione informuese dhe përmbajtësore, workshope, konferenca, konkurse dhe takime për mundësi bashkëpunimi B2B.
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm për ekonominë në Shqipëri me një kontribut prej 23% të PPB në vend. 43% e popullsisë është e punësuar në punë që janë të lidhura me sektorin e bujqësisë, ndaj asnjë profesionist i fushës nuk duhet ta humbasë një mundësi të tillë.
Panairi Ditët e Bujqësisë 2023 do të mundësojë:
Takimin në të njëjtin vënd të klientëve dhe furnitorëve të ndryshëm.
Pjesëmarrje në konferenca dhe seminare me tema të rëndësishme të lidhura me qëndrueshmërinë e sektorëve të lidhur.
Të ecni me hapin e zhvillimeve më të fundit të teknologjive bujqësore