Çfarë është bujqësia e qëndrueshme?
6 Shkurt, 2023Çfarë e bën një panair të suksesshëm? Të gjitha arsyet përse asnjë profesionist i fushës nuk duhet ta humbasë Ditët e Bujqësisë 2023
14 Prill, 2023b2balkan.com 31 Janar 2024 PALLATI I KONGRESEVE
Për të dytin vit radhazi, ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë me kompaninë New Deal Europe për të sjellë eventin më të rëndësishëm B2B në industrinë e turizmit. Panairi Tourism & Travel Show Albania rikthehet në Pallatin e Kongreseve, Tiranë në datat 31 Janar – 1 Shkurt 2024. New Deal Europe është një markë globale që na bashkohet në këtë përvojë unike duke sjellë elementët kryesorë të brandit të tyre “New Deal Europe Marketplace”, blerës, marka lider në botë për t’u takuar me shitësit shqiptarë dhe rajonalë në eventin B2B. New Deal Europe do të jetë gjithashtu pjesë e paneleve të diskutimit në lidhje me zhvillimin e turizmit në rajon. Vlera e shtuar e këtij panairi është prania e aktorëve kryesorë të turizmit në botë që të shohin dhe përjetojnë Shqipërinë. Pasi të kuptojnë destinacionin, ata kanë më shumë gjasa t’ua ofrojnë atë klientëve të tyre dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta kuptuar atë sesa ta vizitojnë vetë. Kjo mund të konsiderohet si një mundësi fantastike për kompanitë shqiptare dhe të rajonit për të takuar vetë, aktorë të mëdhenj dhe liderë globalë në industrinë e turizmit dhe gjithashtu një mundësi për të gjithë që të mësojnë nga njëri-tjetri. Operatorët më të mëdhenj turistikë në botë, operatorët më të mëdhenj turistikë në SHBA, operatorët kryesorë në udhëtimet luksoze, si dhe operatorë të veçantë që mbulojnë një sërë sektorësh, duke përfshirë specialistë të udhëtimeve për njerëzit me aftësi të kufizuara etj., do të jenë pjesë e eventit B2B.
Vitin e kaluar ne mirëpritëm një numër prej 32 blerësish ndërkombëtarë nga fushat e: akomodimit, menaxhimit të destinacionit, operatorëve turistikë, agjencive turistike, kompanive të transportit, teknologjisë së udhëtimit etj., dhe gjithashtu 49 furnitorë nga i gjithë rajoni për të zhvilluar takimet e biznesit. Takimet u organizuan përmes platformës dixhitale www.b2balkan.com dhe në platformë u rezervuan gjithsej 517 takime, ndër të cilat vetëm 306 u miratuan dhe arritën të realizohen. Kjo pikë takimi ndërmjet kërkesës dhe ofertës për një nga industritë me rritje më të shpejtë në rajon dëshmoi përpjekje të frytshme për të rritur partneritetet e reja dhe potencialet tregtare. Paralelisht me eventin B2B, aktivitete të ndryshme u organizuan edhe në hapësirën e panairit në hollin e Pallatit të Kongreseve, në një sipërfaqe prej 2500 m2.
Sipas Robert Dee, bashkëthemelues i New Deal Europe, Shqipëria është ende në fillim të një rrugëtimi dhe ka një mundësi të madhe për t’u bërë destinacioni i përsosur. Ka gjithçka që kërkojnë turistët e shekullit të 21-të: një identitet unik kulturor, histori magjepsëse, gastronomi fantastike, verëra fantastike, plazhe mbresëlënëse dhe natyrë mahnitëse që ofron një sërë aktivitetesh. Shtojini kësaj, kryeqytetin, Tiranën dhe gjithçka që ofron si destinacion pushimi për një fundjavë, dhe keni një paketë fantastike. E rëndësishme është që zhvillimi të bëhet siç duhet, si për mjedisin natyror ashtu edhe për njerëzit që jetojnë këtu, në mënyrë që turizmi të rritet në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme dhe të mos shkatërrojë atë që keni tashmë. “Nëse kjo ndodh, mendoj se Shqipëria është destinacioni tjetër IN për një sërë sektorësh të turizmit.” përfundon Robert Dee.