Të duhet vetëm të komunikosh
31 Janar, 2023Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me New Deal Europe sjell Eventin B2B ne Panairin Tourism & Travel Show Albania
28 Shkurt, 2023Qëndrushmëria e një sektori qëndron në parimin se ne duhet të plotësojmë nevojat që kemi në të tashmen pa kompromentuar mundësinë dhe hapësirat e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre. Prandaj, është tepër i rëndësishëm kujdesi ndaj burimeve natyrore dhe njerëzore. Kujdesi për burimet njerëzore përfshin përgjegjësitë sociale si të punës dhe të jetesës së punonjësve, nevojat e komuniteteve rurale, shëndeti dhe siguria e konsumatorëve si në të tashmen ashtu dhe në të ardhmen. Kujdesi për tokën dhe burimet natyrore përfshin ruajtjen ose përmirësimin e kësaj baze burimesh jetike për një kohë të gjatë.
Një perspektivë e sistemit është thelbësore për të kuptuar qëndrueshmërinë
Sistemi duhet të vështrohet në kuptimin e tij më të gjerë, nga ferma individuale, tek ekosistemi lokal dhe tek komunitetet e prekura nga ky sistem bujqësor si në nivel lokal ashtu edhe në nivel global. Një theks në sistem lejon një pamje më të gjerë dhe më të plotë të pasojave të praktikave bujqësore si në komunitetet njerëzore ashtu edhe në mjedis. Një qasje sistemike na jep mjetet për të eksploruar ndërlidhjet midis bujqësisë dhe aspekteve të tjera të mjedisit tonë. Qasja sistemike nënkupton gjithashtu përpjekje ndërdisiplinore në kërkimet shkencore dhe ne arsimim.
Kjo kërkon jo vetëm kontributin e studiuesve nga disiplina të ndryshme, por edhe bashkëpunimin dhe marrjen e informacionit nga fermerët, punonjësit e fermave, konsumatorët, politikëbërësit dhe të tjerë.
Secili grup ka një rol te rëndësishëm për të luajtur në forcimin e komunitetit të bujqësisë së qëndrueshme.
Për fermerët, kalimi në bujqësi të qëndrueshme normalisht kërkon një sërë hapash të vegjël realistë. Ekonomia familjare dhe qëllimet personale ndikojnë në shpejtësinë e tranzicionit të pjesëmarrësve. Është e rëndësishme të kuptohet se çdo vendim i vogël mund të bëjë një ndryshim dhe të kontribuojë në avancimin e mëtejshëm të të gjithë sistemit në “vazhdimësinë e bujqësisë së qëndrueshme”. Çelësi për të ecur përpara është vullneti për të hedhur hapin tjetër.
Bujqësia dhe Burimet Natyrore, Praktikat e Prodhimit të Bimëve dhe Kafshëve, dhe Konteksti Ekonomik, Social dhe Politik përfaqësojnë një sërë idesh të mundshme për individët e angazhuar në interpretimin e vizionit të bujqësisë së qëndrueshme.
5 parimet kryesore të qëndrueshmërisë për ushqimin dhe bujqësinë
-Rritja e produktivitetit, punësimit dhe shtimit të vlerës në sistemet ushqimore
-Mbrojtja dhe përmirësimi i burimeve natyrore
-Përmirësimi i jetesës dhe nxitja e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse
-Rritja e elasticitetit të njerëzve, komuniteteve dhe ekosistemeve
-Përshtatja e qeverisjes me sfidat e reja
Kalimi në bujqësi të qëndrueshme është një proces. Kurrë mos harroni bujqësia e shëndetshme dhe sistemet ushqimore janë thelbësore për cilësinë e jetës sonë.