Lançimi zyrtar i Panairit DITËT E BUJQËSISË 2023/ Panairi Ndërkombëtar për Bujqësinë e Qëndrueshme, Blegtorine, Peshkimin dhe Inovacionin
20 Janar, 2023Të duhet vetëm të komunikosh
31 Janar, 2023Letër mirëseardhjeje për pjesëmarrësit e Tirana Forum of Energy 2023
Pallati i Kongreseve, 5 Tetor 2023
Të nderuar pjesëmarrës,
Me kënaqësi të madhe ju mirëpres të merrni pjesë në edicionin e radhës të ” Tirana Forum of Energy 2023″, organizuar më 5 tetor 2023, në kuadër të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2023, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongresit, nga data 5 deri më 6 tetor 2023.
Ky event është projektuar si një ditë dedikuar energjisë , me mbi 300 të pranishëm, që do të diskutojnë mbi çështjet kryesore në interes të biznesit, si “bumi” në projektet energjetike dhe efiçenca e energjisë në ndërtesa dhe informacione mbi zhvillime të tjera në tregun të energjisë në Shqipëri.
Gjatë eventit, do të informoheni nga më ekspertët më të mirë të sektorit mbi çështje aktuale me rëndësi jetike dhe mbi tendencat e momentit nga tregu i energjisë. Tirana Forum of Energy 2023 është një forum zyrtar unik që ofron një pasqyrë të plotë të mundësive dhe zhvillimeve të shumta në Shqipëri si një treg energjetik i sapokrijuar në Ballkanin Perëndimor.
Aktiviteti synon të shërbejë si një platformë për mbledhjen e një grupi të jashtëzakonshëm zhvilluesish rajonalë dhe ndërkombëtarë, investitorësh, pronarë asetesh, utilitetesh, politikëbërësish, profesionistësh të industrisë dhe prodhues, që do të diskutojnë mundësitë kryesore për të përfituar nga potenciali i tregut.
Jam i bindur se pjesëmarrja në Tirana Forum of Energy 2023 do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për t’u rrjetëzuar me një platformë komunikimi me aktorë kombëtar, rajonalë dhe globalë për biznesin dhe profesionistët. Pra, ju ftoj ngrohtësisht të gjithëve t’i bashkoheni përvojës së konferencës, e cila do të rezultojë në një udhëtim drejt përsosmërisë së performancës për qëllimet tuaja profesionale dhe të biznesit!
ATTY. LORENC GORDANI, PHD
Drejtor i Departamentit të Masterit dhe Pedagog në Fushën e Biznesit dhe të Drejtës Publike, Tirana Business University (TBU). Këshilltar në projektet e nivelit të lartë për Politikat dhe Ligjin për Energjinë, Kuadrin Rregullator dhe Infrastrukturën në Shqipëri.