Panairi i Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër 2022, platforma më e gjerë e komunikimit për aktorët e sektorit
10 Nëntor, 2022Tirana Energy Forum 2023
24 Janar, 2023Panairi Ditët e Bujqësisë 2023 rikthehet në qytetin e Lushnjes në datat 27-29 Prill 2023.
Ky panair ndërkombëtar do të organizohet nga Iceberg Exhibitions me një fokus më të gjerë në sektorët e bujqësisë, blegtorisë ,peshkimit, inovacionit, dhe përpunimit të ushqimit.
Ditët e Bujqësisë 2023 do të ofrojë mundësi të shkëlqyera për bizneset dhe profesionistët e sektorëve të përfshirë, me një mbulim për të gjithë tregun ndërkombëtar. Qëllimi kryesor i këtij panairi është krijimi i një platforme komunikimi për bizneset dhe gjithashtu inkurajimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të reja në sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit. Gjatë tre ditëve të panairit do të zhvillohen aktivitete të shumta si: seksione informuese dhe përmbajtësore, workshope, konferenca dhe takime për mundësi bashkëpunimi B2B.
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm për ekonominë në Shqipëri me një kontribut prej 23% të PPB në vend. Shqipëria ka një siperfaqe totale prej 28,750 m2 , e cila 24% është tokë bujqësore , 36 % pyjore, dhe 15% e saj tokë kullote e të tjera. Për më tepër, 43% e popullsisë është e punësuar në punë që janë të lidhura me sektorin e bujqësisë.
Panairi Ditët e Bujqësisë 2023 do të mundësojë:
Takimin në të njëjtin vënd të klientëve dhe furnitorëve të ndryshëm.
Pjesëmarrje në konferenca dhe seminare me tema të rëndësishme të lidhura me qëndrueshmërinë e sektorëve të lidhur.
Të ecni me hapin e zhvillimeve më të fundit të teknologjive bujqësore
NJË PANAIR NDËRKOMBËTAR NË QYTETIN E VOGËL TË LUSHNJES. PSE?
Lushnja është pjesë e Myzeqesë e njohur si hambari i Shqipërisë, i shquar për potencialin në bujqësi. 65% e hambarit shqiptar përdoret për qëllime bujqësore. Lushnja është pjesë e qarkut të Fierit më një sipërfaqe të madhe tokësore dhe një volum të lartë prodhimi në shumë kultura bujqësore dhe mbi 77,000 fermerë.
Qarku i Lushnjes ( Bashkitë Lushnje dhe Divjakë ) njihet si :
Prodhuesi kryesor në Shqipëri për drithërat, perimet, foregjeret dhe farat vajore (60% të prodhimit).
Prodhues i rëndësishëm i perimeve (40.5% e prodhimit të qarkut).
Prodhues i rëndësishëm i foregjereve për blegtorinë (9% e prodhimit kombëtar).
SHIFRA DHE FAKTE NGA EDICIONI I MËPARSHËM
3 DITË
70 EKSPOZUES
VËNDET PJESËMARRËSE
SHQIPËRI| KOSOVË | RUMANI | GREQI | ITALI
7000 VIZITORË
300 SPOTE NË TELEVIZION DHE RADIO
20 FUSHATA MARKETINGU DIXHITAL
3000 VIZITORË ONLINE