Ndërtimi i platformave të partneriteteve një hap kyç në lidhje me zhvillimin e projekteve energjetike, efiçencën në ndërtesa & ekonominë e gjelbër
7 Nëntor, 2022Lançimi zyrtar i Panairit DITËT E BUJQËSISË 2023/ Panairi Ndërkombëtar për Bujqësinë e Qëndrueshme, Blegtorine, Peshkimin dhe Inovacionin
20 Janar, 2023“Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022” do të zhvillohet në datat 11-12 nëntor 2022 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ky panair do të shërbejë si platforma më e gjerë e komunikimit mes aktorëve kryesorë, institucioneve, shoqatave dhe kompanive private të sektorit të energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër. Me një qasje rajonale duke u shtrirë dhe në Evropë, panairi dy-ditor do të mundësojë ndërveprimin mes prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive më inovative, produkteve dhe shërbimeve nga industritë e energjisë dhe ndërtimit.
Sfidat e reja me të cilat shoqëria e ditëve të sotme po përballet, si ndryshimet klimatike, konfliktet tregtare etj, kanë sjellë në vëmendje nevojën për diversifikimin e burimeve të energjisë, por jo vetëm. Fusha e ndërtimit gjithashtu nuk mbetet jashtë këtyre sfidave, duke bërë të lindë nevoja reale për zgjidhje më efiçente. Sektori i energjisë dhe ndërtimit janë dy prej motorëve kryesorë të ekonomisë në Shqipëri, ndaj “Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022” vjen si eventi më i madh dhe më i rëndësishëm për bizneset dhe profesionistët në këto sektorë.
Duke qenë se potenciali i investimeve kryesisht në energji është tepër i lartë dhe nevoja për të kultivuar bashkëpunimin ndërsektorial është reale, Panairi Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022 do të jetë platforma më frytdhënëse e komunikimit dhe bashkepunimit midis aktorëve të industrisë.
Adresimi i sfidave që paraqet koha, rritja e sektorit të energjisë dhe ndërtimit në Shqipëri, rritja e rrjetëzimit dhe marrëdhënieve me partnerë rajonalë dhe globale janë objektivat kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër 2022.
Energjia e rinovueshme, efiçenca në energji përgjatë gjithë ciklit të energjisë në të gjithë sektorët, teknologjitë, efiçenca në ndërtim dhe impakti në mjedis e shumë çështje të tjera aktuale do të jenë në vëmendje të të gjithë aktorëve të sektorit përgjatë këtij panairi vjeshtor.
Përgjatë 2 ditëve, pjesëmarrësit do kenë mundësi jo vetëm të takojnë klientë dhe furnitorë të ndryshëm, por edhe të marrin pjesë në konferenca, aktivitete e forume për të ndjekur zhvillimet më të fundit. Këshilli për Bashkëpunim Rajonal organizon konferencen me titull « Potenciali i ekonomisë qarkulluese për bizneset në rajonin e Ballkanit Perëndimor : mundësitë, barrierat dhe praktikat e mira ». Me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm në panel si Qendra për Zhvillim Ekonomik, Teknologjik dhe Mjedisor Sarajevë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë etj. synimi është të vendoset theksi tek avantazhi konkurrues që kanë kompanitë në rajon ne aplikimin e elementeve qarkullues. Në të njëjtën kohë, tranzicioni drejt modeleve të ekonomisë qarkulluese pengohet nga legjislacioni aktual “linear”, tregjet, mjetet dhe praktikat e investimeve. Paneli i konferencës fokusohet në mundësitë dhe barrierat për rritjen e qarkullimit të ekonomive rajonale, si dhe praktikat e mira qarkulluese, që tashmë ekzistojnë brenda rajonit.
Gjithashtu, në kuadër të projektit Re-Source, Interreg IPA CBC do të organizohet një workshop me temë « Strategjitë e Energjive të Rinovueshme në Shqipëri ». Në këtë workshop do të marrin pjesë një delegacion nga vendi fqinj Italia për te ndarë me ne modelet që po aplikohen në vendin e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrës në panelet e ndryshme gjatë gjithë ditës do të jenë përfaqësues të bizneseve në Shqipëri, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kompanive publike dhe shoqatave.
Gjatë dy ditëve të panairit do të ketë disa prezantime teknologjish të ndryshme ashtu sikurëse Albesol dhe Schneider Electric prezantojne teknologjinë inovatore Sm AirSET për herë të parë.
Në eventin, organizimi i të cilit nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin me partnerët tanë: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Regional Cooperation Council Albesol, Schneider Electric, Smart Life Group dhe GES ALVision Sh.P.K, nuk do të mungojnë as autoritetet më të larta të vendit, sektorit të energjitikës, ndërtimit e jo vetëm.
Rreth Iceberg Exhibitions
Iceberg Exhibitions prezantohet nga Iceberg Communication si organizator i panaireve dhe eventeve në fushën e biznesit. Iceberg Exhibitions organizon panaire dhe evente në fushën e biznesit në sektoret me impakt të rëndësishëm në ekonominë e rajonit si bujqësia, ndërtimi dhe energjia, turizmi etj. Objektivi kryesor i Iceberg Exhibitions është të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhenieve strategjike mes rajonit të Ballkanit dhe tregjeve ndërkombëtare, duke bashkuar njerëz dhe duke ndarë vizionet. Iceberg Exhibitions synon të sjellë eventin aty ku sektori ka impaktin më të madh pa u limituar me një vendodhje apo venue të caktuar.