Roli i bizneseve në kushtet e transformimit global të tregut të energjisë
24 Tetor, 2022Panairi i Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër 2022, platforma më e gjerë e komunikimit për aktorët e sektorit
10 Nëntor, 2022Analizë nga Dr. Lorenc Gordani
Drejtor i Departamentit të Masterit Profesional; Universiteti i Biznesit të Tiranës (TBU)
Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022 do të mbahet në datat 11-12 Nëntor 2022 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Ky panair synon të shërbejë si një platforme e gjerë e komunikimi mes aktorëve kryesorë, institucioneve, shoqatave dhe kompanive private të sektorit të energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër në rajon.
Panairi i Energjisë dhe Ndërtimit vendos në vëmendje të veçante çështje të rëndësishme si energjia e rinovueshme, efiçenca në energji përgjatë gjithë ciklit të energjisë në të gjithë sektorët, teknologjitë, efiçenca në ndërtim dhe impakti në mjedisë, etj. E ardhmja, siguria dhe qëndrueshmëria e këtyre sektorëve është kyçe për ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit. Për këtë arsye, është reale nevoja për të kultivuar bashkëpunimin ndërsektorial për teknologji, produkte, shërbime dhe zgjidhje të reja dhe inovatore. Gjatë tij do të alternohen folës të nderuar dhe përfaqësues të sektorit publik dhe privat. Prezantime pritet te hapin një diskutim të gjerë me komunitetin e biznesit, duke reflektuar eksperiencat e tyre direkte në këtë sektor. Përveç kësaj, takimi do te pasurohet me diskutime nga partnerë dhe përfaqësues te biznesit te huaj veçanërisht nga rajoni, si Italia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe me gjere. Të gjitha të përcjella me komunikime të drejtpërdrejta në pushimin e kafesë dhe drekës. Zhvillimi i sektorit të energjisë se bashku me ndërtimin vijojnë te mbeten motorët kryesorë të ekonomisë në Shqipëri. Vendi ofron një nga kostot më të ulëta të prodhimit (LCOE) ne rajon të hidrocentraleve dhe PV prej 30 Euro/MWh. Pikërisht, ky panair do të mundësojë ndërveprimin mes prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive më inovative, produkteve dhe shërbimeve nga industritë e energjisë dhe ndërtimit qe ky sektorë te zhvillohen edhe me tej.
Mundësitë ne sektorin tradicional te HEC-eve
Avantazhet krahasuese të hidrocentraleve shqiptare (HEC-ve) lidhur me normën e kthimit, janë të padiskutueshme. Ne këtë kuadër, kapaciteti i instaluar i centraleve të prodhimit privat ka arritur ne 1150 MW ne totalin e instaluar afërsisht në 2500 MW. Gjithsesi, edhe sot mbeten qe rreth 46% te burimeve janë akoma të pashfrytëzuara dhe te cilat do te ishin një baze e shkëlqyer për zhvillimin e çdo burimi tjetër te luhatshëm.
Boomi i burimeve fotovoltaike
Nisur edhe nga zhvillime e fundit lidhur me rritjen e çmimit te energjisë dhe situatën e emergjencës lidhur me konfliktin ne Ukrainë ne prioritetet e qeverise ka hyre zhvillimi i burimet te tjera të energjetike alternative nga era dhe dielli. Të dhënat e fundit tregojnë qe projektet në sektorin e energjisë diellore tanimë janë me dhjetëra, që shkojnë nga 20 MW deri ne 275 MW, ku me të mëdhenjtë janë me pjesëmarrjen ose në kërkim të partneritetit me investitorë të huaj për t’u zhvilluar.
Zhvillim i tregut emergjent te erës
Era si burim i prodhimit të energjisë nuk është shfrytëzuar ende, pavarësisht potencialit të lartë që paraqet dhe licencave të dhëna ne përmbi 4300 MW. Potenciali i erës si burim energjetik është i shpërndarë në të gjithë territorin, me një shpejtësi mesatare vjetore të erës 6-8 m/s. Për ketë Shqipëria ka shpallur ne fundin e vitit 2020, nisjen e ankandit të parë hibrid në vend për centralet e erës në tokë. Më 23 Qershor 2022, u be e ditur përzgjedhja e kompanive te parakualifikuara ne garën për centralet me erë deri ne 150 MW te cilat do te marrin mbështetjen deri ne 76 Euro/MWh. Po ashtu me këtë rast janë bere publike plane për lancimin e garave për centrale me ere off-shore.
Projektet për vetëprodhim te energjisë fotovoltaike
Për me shumë, rinovimi i thellë i energjisë së rinovueshme në tregun e energjisë sheh edhe kthimin e vëmendjes drejt veçorive lokale. Kjo tendencë u finalizua në qershor 2019 kur MIE miratoi opsionin më të favorshëm te mundshme të skemës së matjes neto, që ka parë instalimin e mbi 450 njësive të impianteve diellore të vetë-prodhimit, të vlerësuara në rreth 90 MWp. Skema është e hapur për projekte të energjisë së rinovueshme deri në 500 kW. Ajo mendohet të mundësojë vendosjen e deri në 200 MW të PV, për familjet private, institucionet publike dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Hapja e tregut të shërbimeve të energjisë
Procesi i certifikimit të performancës energjetike në ndërtesat në Shqipëri po vendos një standard i ri ne ndërtim. Agjencia për Efiçiencë të Energjisë ka vënë në funksion certifikatën e parë të performancës energjetike në Shkurt të vitit 2021. Çdo ndërtese e re qe projektohet dhe ndërtohet apo kalon nëpër një rinovim të rëndësishëm apo qenësishëm, duhet te përdore materiale dhe sistemeve me performancë të lartë energjetike si dhe marre ne konsiderate adoptimin e “masa alternative”, siç janë “Sistemet e decentralizuara të furnizimit me energji të rinovueshme”.
Te tjera opsione kane të bëjë me planet e detyrueshme të “Performancës ne ndërtesa “me konsum energjie gati zero””. Shumë plane, masa dhe akte të tjera janë në përgatitje për periudhën e afatshkurtër e të ardhshme.
Projeksion i reja qe hapen nga liberalizimi i tregut
Rritja e projekteve të mëdha dhe të shpërndara parashikohet të përshpejtohen me procesin e liberalizimit të tregut. Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) ka nënshkruar marrëveshjen me ofruesin e shërbimeve të përbërë nga një Konsorcium Hellenic. Ai synon të zbatojë modelin e synuar të Bashkimit Evropian për tregjet e ditës në vijim (day-ahead) dhe brenda ditës (intraday markets) deri në fund të këtij viti.
Konkluzione
Pra, vendi po hyn në një treg me deregullim të furnizimeve dhe zhvillimin e tregtimin e burimeve alternative. Një zhvillim që lejon të menduarit për projekte që përputhen me interesat e kompanive më të njohura, qe promovojnë më shumë qëndrueshmërinë dhe mundësinë për të bazuar projektet e reja në stimujt e tregut.
Për këtë parësorë behet edhe zhvillimi i burimeve te reja të financimit dhe mekanizmave mbështetës përtej atyre te ofruara nga donatorët dhe bankat komerciale. Ekzistenca e këtyre lehtësive të mekanizmave financues ndihmon në kursimin e energjisë, rritjen e vlerës së produktivitetit dhe arritjen e objektivit të energjisë në qëndrueshmëri dhe mbrojtje më të mirë të mjedisit duke përmbushur standardet evropiane për vendet kandidate si Shqipëria.
Adresimi i mundësive ne rritje në sektorin e energjisë dhe ndërtimit në Shqipëri bëjnë të domosdoshme nxitjen duke rritur rrjetëzimin dhe marrëdhëniet me partnerët kombëtare dhe rajonalë e globale qe është objektivi kryesor i Panairit të Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër 2022 që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, në qendër të Tiranës, në datat 11-12 Nëntor 2022.
Autori: Dr. Lorenc Gordani është ekspert ligjor për çështjet e energjisë dhe Drejtor i Departamentit të Masterave Profesional pranë Tirana Business University (TBU).
Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@unipv.it”.