Efiçenca energjitike në ndërtesa dhe godina
24 Tetor, 2022Ndërtimi i platformave të partneriteteve një hap kyç në lidhje me zhvillimin e projekteve energjetike, efiçencën në ndërtesa & ekonominë e gjelbër
7 Nëntor, 2022Bota dhe tregu i energjisë elektrike janë në transformim
Dukuritë ekonomike që lidhen me 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara gjatë kësaj dekade ndikojnë në strukturën e kostove të ndërmarrjeve:
Rritja e çmimit të co2
Rritja e çmimit të energjisë
Paqendrueshmeria e tregjeve të energjisë elektrike
E ardhmja e paqëndrueshme është tashmë një fakt
Elementeve të parë më u shtohen dy faktorë të tjerë kryesorë:
Rritja e kërkesës e energjisë– Kërkesa për energji pritet të arrijë + 60% deri në vitin 2040 dhe paqëndrueshmëria e çmimit është tashmë një realitet
Ndryshimet klimatike– Ngjarjet e pakëndshme që lidhen me ndryshimet klimatike janë gjithnjë e më shumë të përsëritura dhe me ndikim të forte në zinxhirët e furnizimit në mbarë botën.
Roli dhe kontributi i kompanive
Të gjithë duhet të kontribojnë për të arritur një kontekst më të qëndrueshëm socio-ekonomik. Qëndrueshmëria mund të arrihet përmes tre levave kryesore që janë energjitë e rinovueshme, dekarbonizimi dhe efiçenca energjitike. Në veçanti, efiçenca e energjisë për bizneset është tashmë e mundur falë teknologjive dhe modeleve të gatshme të ndërhyrjeve të konsoliduara dhe mund të zbatohet shpejt.
Përfitimi kryesor për bizneset nga këto ndërhyrje është përmirësimi i efiçencës energjitike dhe investimi në tranzicionin energjitik që ajo sjell. Përfitimet dhe përparësitë konkurruese jane në terma ekonomike, performancë energjitike dhe jo më pak e rëndësishme në pozicionimin e markave, brandeve.
Panairi i Energjise, Ndertimit dhe Ekonomise se Gjelber, 11-12 Nentor
Një rol të rëndësishëm në ndërmarrjen e iniciativave për mbrojtjen e planetit dhe në një kontekst më të qëndrueshëm socio-ekonomik e ka informimi dhe rrjetëzimi i kompanive. Ky është objektivi kryesor i panairit më të madh të energjisë dhe ndërtimit në Shqipëri që organizohet në Pallatin e Kongreseve në datat 11-12 Nëntor. Panairi i Energjisë dhe Ndërtimit do të vendosë në vëmendje çështje të rëndësishme si energjia e rinovueshme, efiçenca në energji përgjatë gjithë ciklit të energjisë në të gjithë sektorët, teknologjitë, efiçenca në ndërtim dhe impakti në mjedis. Kjo platformë do të nxisë komunikimin dhe bashkepunimin e investitorëve, zhvilluesve dhe konsulentëve.