Panairi i Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër, eventi që ka në fokus motorët kryesorë të ekonomisë në Shqipëri
19 Tetor, 2022Roli i bizneseve në kushtet e transformimit global të tregut të energjisë
24 Tetor, 2022Në nivel global, sektori i ndërtimit përbën më shumë përdorim të energjisë elektrike se çdo sektor tjetër, specifikisht 42 për qind. Me rritjen e urbanizimit në vendet në zhvillim, numri dhe madhësia e ndërtesave në zonat urbane do të vijë duke u rritur, duke çuar kështu në një rritje e kërkesës për energji elektrike dhe forma të tjera të energjisë. Në këto vende normalisht ka shumë pak diferencë ndërmjet furnizimit ekzistues me energji elektrike dhe kërkesës për energji elektrike. Me rritjen e kërkesës për energji elektrike, duhet te rritet gjithashtu dhe prodhimi i energjisë. Përveç diversifikimit të burimeve për prodhimin e energjisë, një element shumë i rëndësishëm për ndërtesat, godinat e banimit, fabrikat etj. është investimi në efiçencën energjitike.
Efiçensa e energjisë nënkupton raportin në përqindje, të energjisë në dalje me energjinë në hyrje, në të njëjtin sistem energjetik, që në rastin tonë është ndërtesa. Ky është përcaktim teorik i saj. Më thjesht do të thonim se “Eficencë Energjie” kemi atëherë kur në një proces energjetik arrijmë rezultate të njëjta duke përdorur më pak energji. Teprica e energjisë në këtë rast është energjia e kursyer nga marrja e masave për të ulur sasinë e përdorur në këtë proces.
Përfitimet nga një ndërtim efiçent janë: • Kursejme energji dhe si rrjedhim para në faturat tona të energjisë. • Më shumë komfort dhe më shumë cilësi të jetës. • Jetë më të gjatë të ndërtesës. • Kontribut në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve ndotëse në mjedis. • Rritje të vlerës së ndërtesës/banesës.
Masat që duhen marrë për rritjen e efiçensës së energjisë në ndërtesa janë: 1. Termoizolim i ndërtesës 2. Dyert dhe dritare dopio xham 3. Elemente mbrojtës nga dielli 4. Ngrohje qëndrore 5. Ndriçim efiçent 6. Paisje elektroshtëpiake efiçente 7. Përdorim i burimeve të rinovueshme të energjisë në ndërtesë 8. Kontroll dhe mirëmenaxhim i energjisë në ndërtesë Humbjet për transmetim nga pjesa mbështjellese e ndërtesës janë: • Muret • Dyshemeja • Çatia • Dritare, dyer • Nyjet termike.
Informacioni mbi efiçencën energjitike, masat që duhet të ndërmerren nga ndërtuesit, kërkesat që duhet të kenë qytetarët për apartamentet, zyrat e tyre do të lakohet i gjithi në seksionet informative gjatë dy ditëve të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër që do të organizohet nga Iceberg Exhibitions në datat 11-12 Nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.