Eksportimi i fruta-perimeve shqiptare në tregjet evropiane, një e ardhme e afërt
1 Shtator, 2022Si të kuptoni më mirë klientin tuaj; Si të jeni proaktiv ndaj diversitetit dhe gjithëpërfshirjes
20 Shtator, 2022Në ditët e sotme, më shumë se kurrë, ne jetojmë në një botë të shfrenuar, e cila na ofron mundësi e kësisoj zgjedhje të shumta për të bërë. Industria e turizmit nuk përjashtohet nga kjo vorbull, ndaj dhe sfidat e marketingut në këtë fushë janë të mëdha, nëse një biznes do të dallojë nga të tjerët. Fatkeqësisht, ka shumë trende të vazhdueshme që shpesh anashkalohen, ose që rikthehen vazhdimisht sepse nuk marrin fokusin dhe vëmendjen që meritojnë. Marketingu po evoluon vazhdimisht dhe duke pasur parasysh se jetojmë në një botë online 24/7, kjo do të thotë se klienti juaj po kërkon në internet në çdo kohë, kudo për shërbimet tuaja. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për industrinë globale të turizmit, kështu që për të tërhequr një turmë masive të vizitorëve apo klientëve të mundshëm, ne do të lëmë më poshtë dy katalizatorë turistikë që do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.
Mos harroni, zgjidhjet digjitale janë çelësi për të ndihmuar turizmin.
Klientët tuaj të mundshëm ndikohen nga mediat sociale, nga miqtë, familja dhe të tjerët që rekomandojnë në internet. Sipas Adweek, Përmbajtja e Gjeneruar nga Përdoruesi (UGC) në industrinë e turizmit është një “minierë ari e fshehur përpara syve”. Në të njëjtën kohë, Forbes raportoi se “Instagrammueshmëria” e çdo destinacioni luan një rol të madh në zgjedhjet që bëjnë njerëzit e rinjt. Travel Influencers janë këtu për të qëndruar për një kohë të gjatë dhe ata shihen si e ardhmja e ndikimit. E gjitha kjo, pasi për ta është si një punë, ata zbulojnë, udhëtojnë me kohë të plotë dhe janë në gjendje t’i prezantojnë ndjekësve të tyre vende të bukura që jo të gjithë kanë mundësi t’i zbulojnë vetë. A e dini se një koment i mirë nga një klient mund të çojë në 9 referime në të ardhmen? Faqet e rezervimeve në internet si Trip Advisor, Booking.com dhe Viator e kanë kuptuar këtë dhe i shpërblejnë bashkëpunëtorët e tyre. Vlerësimet kanë rëndësi për klientët tuaj, ndaj punoni jo vetëm që të ofroni shërbimet më të mira, por edhe të përmendeni dhe sugjeroheni për këto të fundit.
Të gjithë janë online, kështu që biznesi juaj duhet të jetë gjithashtu.
Agjentët e udhëtimit online dhe faqet e prenotimeve sigurisht që nuk janë një nga tendencat aktuale të turizmit, megjithatë rritja e tyre është befasuese. Ata janë burimi kryesor për gjetjen e shërbimeve të turizmit për klientët tuaj. Ju duhet t’i shihni këto faqe si partnerët tuaj, si dhe si konkurrentët tuaj. Aktorët e përfshirë në industrinë e turizmit nuk mund të jetojnë pa to, sepse u japin atyre akses në një audiencë globale.
Tendenca dhe zhvillimet e tjera të rëndësishme që i japin formë sektorit do të mbulohen gjatë eventit dyditor Tourism Travel Show Albania që do të zhvillohet në Tiranë në datat 14 dhe 15 tetor. Iceberg Exhibition ka propozuar panairin e Tourism Travel Show Albania, si një event B2B, si pika e radhës e takimit për profesionistët dhe blerësit nga e gjithë bota që janë të interesuar për destinacionet tona dhe perspektivën e rajonit. Operatorët turistikë, organizatorët e grupeve të udhëtimeve, guidat, agjentët e udhëtimeve, dhe jo vetëm do të marrin pjesë në panairin Albanian Tourism and Travel Show, për të gjetur ide novatore dhe interesante për të krijuar paketat, turet dhe itineraret e tyre për vitin e ardhshëm.