
Tendencat më të fundit të industrisë së turizmit
20 Shtator, 2022
Ekonomia qarkulluese, e ardhmja!
20 Shtator, 2022Turizmi është një industri tërheqëse dhe emocionuese për të punuar dhe shumë njerëz kanë filluar një biznes në këtë fushë. Por për të pasur sukses, duhet që marka juaj e turizmit të dallohet në mesin e të tjerëve dhe kjo mund të arrihet duke arritur klientin tuaj të synuar dhe të kapni vëmendjen e tyre.
“Qëllimi i marketingut është të njohë klientin aq mirë, sa produkti ose shërbimi t’i përshtatet atij dhe në këtë mënyrë produkti (shërbimi) shet vetë veten.” – Don Norman, e dinte që nuk mund të shisni apo promovoni më biznesin tuaj vetëm me disa veçori që dallojnë dhe përfitime. Mënyra se si i bëni të ndihen klientët tuaj është edhe më e rëndësishme. Konsumatorët kanë kaq shumë zgjedhje dhe ata lidhen me njerëzit që u pëlqejnë, lidhen me historinë tuaj dhe atë që ju përfaqësoni. Njerëzit nuk blejnë atë që bëni ju, ata blejnë PSE e bëni ju këtë gjë. Ndarja e historisë suaj autentike apo idesë origjinale, dhe njerëzve pas biznesit tuaj do të sjellë klientë të rinj, besnikë ndaj markës suaj.
Njohja me tendencat e reja, risitë dhe zhvillimet teknologjike në këtë sektor, do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë klientët tuaj të mundshëm, t’i gjeni dhe të lidheni me ta. Kjo përfshin ta kuptoni klientin tuaj aq mirë sa të dini se si të flisni me ta dhe të adresoni nevojat dhe sfidat e tyre. Konsumatorët janë të hutuar me kaq shumë stimuj që konkurrojnë për vëmendjen e tyre. Nëse i kuptoni dhe përmbushni nevojat e tyre – ata do të duan të blejnë tek ju. Dhe kur themi “Si të jesh proaktiv ndaj diversitetit dhe gjithëpërfshirjes” ndonjëherë është më mirë të mos fokusohemi në çdo lloj klienti. Mos luftoni për vëmendjen e çdo klienti (turisti në këtë rast) sepse përpjekja për të kënaqur të gjithë, përfundon duke mos kënaqur askënd. Tema të tjera të ngjashme do të trajtohen gjatë eventit dyditor të Tourism Travel Show Albania që do të zhvillohet në Tiranë në datat 14 dhe 15 tetor. Ky i fundit është ekspozita më e madhe tregtare B2B për profesionistët e biznesit në sektorin e turizmit që do të mbulojë një treg të tërë ballkanik.
Pse duhet të marr pjesë?
Duke marrë pjesë në këtë panair ju do të keni mundësinë të rrisni imazhin e markës, të përmirësoni bashkëpunimet dhe partneritetet e reja, të rritni potencialet tregtare, të forconi lidhjet ekzistuese midis bizneseve dhe institucioneve etj. Operatorët e tureve, agjentët e udhëtimeve, organizuesit e udhëtimeve në grup, profesionistët e fushës e jo vetëm do të marrin pjesë në Albanian Tourism & Travel Show për të marrë dhe ndarë ide emocionuese dhe novatore për të krijuar turet dhe itineraret e tyre për vitin e ardhshëm.