
Ekonomia qarkulluese, e ardhmja!
20 Shtator, 2022
Praktikat më të mira drejt turizmit të qëndrueshëm – Kretë
20 Shtator, 2022Takimi i rradhës për aktorët kryesorë ndërkombëtarë të industrisë së energjisë dhe ndërtimit është në datat 11-12 nëntor 2022. Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe do të mbledhë institucionet, bizneset dhe personalitetet më të rëndësishme të sektorit. I gjithë spektri i industrisë së energjisë do të mbulohet duke përfshirë shërbimet energjetike, tregtia, prodhimi i energjisë, teknologjia e informacionit, shitjet dhe marketingu, transporti, dhe efiçenca e energjisë etj. Ky diversitet i madh i industrisë së energjisë dhe jo vetëm por edhe industrisë së ndërtimit, është një mundësi për të gjithë profesionistët për të mbledhur dhe ndarë informacione rreth zgjidhjeve dhe risive më të fundit.
Ekspozuesit nga rajoni i Ballkanit dhe nga e gjithë Evropa janë të ftuar t’i bashkohen panairit për të prezantuar produktet, shërbimet dhe teknologjitë e tyre në sektorin e energjisë dhe për të ndarë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet më të fundit të tregut. Panairi Energy, Construction & Green Economy mbështetet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe këtij aktiviteti do t’i bashkohen institucione shumë të rëndësishme, organizata ndërkombëtare dhe biznese private. Jo vetëm energjia, por edhe efiçenca e energjisë e reduktimi i ndotjes janë bërë prioritet për planetin tonë, materialet e ndërtimit miqësore me mjedisin po dominojnë tregun evropian, sistemet e ventilimit janë shumë të rëndësishme për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe ndryshimeve klimatike, menaxhimi i ujit dhe teknologji të reja në sistemet hidraulike për efikasitet dhe jetëgjatësi më të lartë. Këto janë temat që do të trajtohen gjatë panairit dy-ditor të cilat do të elaborohen përmes aktiviteteve të ndryshme.
Ky panair pritet të ketë vizibilitet të lartë për rajonin e Ballkanit dhe një mbulim të lartë mediatik. Kompanitë do t’i prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre drejt një audience profesionale përmes takimeve personale duke krijuar mundësi për të gjeneruar klientë të rinj dhe kontrata biznesi. Gjatë aktivitetit dy-ditor, do të zhvillohen disa konferenca, seminare dhe tryeza të rrumbullakëta, duke theksuar temat më të rëndësishme të sektorit.