Rethymno është një qytet në Greqi në ishullin e Kretës me një popullsi prej më shumë se 30,000 banorë.
“Bashkia e Rethymno-s synon një zhvillim të ekuilibruar të turizmit, duke respektuar detyrimet e sotme mjedisore. Ky është opsioni i vetëm për të gjithë” – George MARINAKIS- Kryetar i Bashkisë Rethimno
Rethymno kërkon të mbetet një destinacion popullor turistik në nivel ndërkombëtar, por gjithashtu kërkon të bëhet një shembull model kur bëhet fjalë për zhvillimin e qëndrueshëm.
Për sa i përket sfidave të adresuara, Rethymno, si një bashki ishullore me më shumë se 500 mijë turistë në vit, ndikohet nga flukset turistike dhe duhet të përballojë sfidat mjedisore gjithnjë e në rritje të shkaktuara nga aktivitetet turistike. Rethymno duhet të ruajë jo vetëm cilësinë dhe disponueshmërinë e burimeve natyrore por edhe atraktivitetin karakterizues të bashkisë.
Bashkia e Rethymno-s arriti të prezantojë konceptin e Ekonomisë Qarkulluese në komunitetin lokal në nivel demostrimi dhe politikash duke fuqizuar njohuritë e vendimmarrësve dhe politikëbërësve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe vizitorëve. U vendosën të implementoheshin dy vendime: një për të promovuar elektromobilitetin në kombinim me Burimet e Rinovueshme të Energjisë dhe e dyta për riciklimin dhe ndarjen e mbeturinave. Avantazhi i tyre kryesor është se ato janë lehtësisht të aplikueshme si në nivel familjar ashtu edhe në nivel biznesi me një efekt të rëndësishëm në mjedis dhe në komunitetin lokal.
Me instalimin e dy paneleve diellore (njëra me fuqi të instaluar 10 KWp dhe tjetra me 20 KWp), u mundësua energji për një stacion karikimi për automjetet elektrike, 5 stacione karikimi për 20 biçikleta elektrike dhe skuterë elektrikë dhe me 2 rafte për biçikleta për 10 biçikleta. Portat fotovoltaike prodhojnë energji për të mbuluar nevojat e karikuesve EV.
Rethymno si një pionier në Greqi në lidhje me elektromobilitetin është kthyer në një qytet model në nivel kombëtar dhe për këtë arsye ka një rritje të shpejtë të automjeteve elektrike që qarkullojnë në qytet. Nëpërmjet instalimit të paneleve diellore (tendave që mbulojnë makinën), Rethymno vuri në dukje një praktikë të mirë të mundshme dhe me kosto efektive, e cila mund të instalohet në një zonë të jashtme biznesi ose shtëpie. Gjithashtu, koshat e vendosur në një zonë të populluar për sa i përket lëvizjeve, zgjuan menjëherë interesin e njerëzve, duke nxitur ndarjen e mbeturinave.
Katalogu i praktikave më të mira për turizmin e qëndrueshëm në komunitetin e turizmit të qëndrueshëm mesdhetar – Interreg Med – Qershor, 2022