Rëndësia e eventeve B2B
1 Shtator, 2022Pse një ekspozitë tregtare dhe pse tani? ICEBERG EXHIBITION ju jep 3 arsye
1 Shtator, 2022Shumë ekspozues në panairet tregtare mund të habiten nëse askush nuk do të ndalej në stendën e tyre, edhe pse ata mund të mos kenë bërë asgjë për të promovuar apo edhe tërhequr vizitorët drejt saj. Nëse keni ndërmend të tërhiqni klientë të rinj në stendën tuaj, duhet të mbani parasysh këto hapa të thjeshtë. Duke ndjekur këto të fundit, ju mund të rrisni shanset për t’u takuar, për të krijuar lidhje dhe kontakte me klientët potencialë.
Gjatë ditëve të panairit, kompania mund të ftojë në stendën e saj, të gjithë bashkëpunëtorët. Kjo mund të konsiderohet edhe si një event i vogël brenda ngjarjes së madhe. Pra mund të shihet si një mundësi për të mbledhur bashkëpunëtorë, për të komunikuar një mesazh për të punuar me ta, për t’i falënderuar për bashkëpunimin etj.
Sigurohuni që të trajnoni siç duhet stafin që do të qëndrojë në stendë për të komunikuar në një mënyrë korrekte dhe me entuziasëm mesazhin e kompanisë suaj. Bëjeni punën tuaj me pasion. Është e dukshme kur vërtet jeni krenarë për atë që përfaqëson kompania juaj. Ju duhet të jeni në gjendje të shpjegoni dhe artikuloni se çfarë e bën kompaninë tuaj të dallojë.
Bëni një analizë të konkurrencës. Ju duhet të identifikoni konkurrentët tuaj dhe të mblidhni sa më shumë informacion që të jetë e mundur për konkurrentët tuaj kryesorë. Analizoni pikat e forta dhe të dobëta të konkurrencës dhe identifikoni avantazhet tuaja.
Sigurohuni që të jeni të pranishëm në internet duke promovuar pjesëmarrjen tuaj në Panair në faqen tuaj kryesore. Bëni një postim promote ( të sponosorizuar) në internet nëse po prezantoni një produkt ose shërbim të ri ose po promovoni ato ekzistuese. Një vendim i mirë është gjithashtu paraqitja e një çmimi promocional për një kategori produkti ose lancimi i një produkti ose shërbimi të ri që po ofroni për herë të parë.
Jini miqësorë. Një buzëqeshje e thjeshtë dhe përshëndetje do ta bëj shumë më të lehtë që të pranishmit të afrohen në stendë dhe të tregojnë interes për produktet apo shërbimet tuaja. Ofrojini njerëzve një gotë ujë, disa karamele ose një mundësi për t’u ulur. Kjo gjë është një mënyrë e shkëlqyer për t’i mirëpritur ata në stendën tuaj.
Merrni parasysh përdorimin e teknologjisë ose ndriçimit në stendë për të theksuar më mirë mesazhin tuaj kryesor. Kini parasysh shtimin e dritave LED me ngjyrat e brandit tuaj për të theksuar një mesazh ose produkt kryesor.
Detajet që janë të rëndësishme dhe të dallueshme nga stendat e tjera do i bëjnë njerëzit të ndalojnë. Gjithçka në lidhje me biznesin tuaj mund të bëjë dallimin midis dikujt që ecën pranë ose atij ‘klienti potencial’ që ndalon dhe interesohet.
Frensis LLOJI