Për dy vite, pandemia e COVID-19 rrënoi shumë biznese, në të gjitha industritë, duke përfshirë udhëtimin, turizmin, planifikimin e eventeve etj. Ndërsa rimëkëmbja nga pandemia mund të jetë e ngadaltë, bizneset gjatë kësaj kohe kanë provuar çdo mjet për të mos ‘u mbytur’, siç bënë shumë kompani. Eventet hibride ishin kombinimi më i mirë i dy botëve (online dhe onsite), por askush nuk mund ta mohojë se, në këtë pikë të gjithë dëshironin ndërveprimin njerëzor. Eventet hibride, marketingu dixhital, mediat sociale ishin disa nga zgjidhjet e kësaj epoke të re, por Iceberg Exhibition është këtu për t’ju thënë se padyshim panairet dhe ekspozitat tregtare janë dhe do të vazhdojnë të jenë një gjenerues serioz ekonomik. Këto të fundit mund dhe do të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, duke ndihmuar bizneset individuale të rimëkëmben. Dhe nëse keni mundësinë, thjesht mos e humbisni.
Një artikull i Forbes citon, “Shumë klientë shprehin dëshirën për t’u kthyer në eventet ballë për ballë B2B. Ata mendojnë se mund të gjenerojnë mundësi biznesi me më shumë ndikim dhe të arrijnë më mirë klientët potencial për të tregtuar produktet e tyre, sesa kur këtë gjë e bëjnë nga prapa ekranit.”
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për panairet, ekspozitat tregtare B2B, pasi klientët dhe blerësit arrijnë live ‘përballë’ një numër të lartë klinetësh, ndihen më rehat dhe fitojnë besim më shpejt, duke e bërë shumë më të lehtë të bërit biznes. Komunikimi ballë për ballë është më me ndikim dhe niveli i lartë i ndërtimit të marrëdhënieve ballë për ballë nuk mund të zëvendësohet.
Të gjithë jemi dakord që “SHOW DUHET TË VAZHDOJË!” Fuqia e lidhjes me njerëzit në një nivel më personal është një aspekt kryesor. Përmes kufizimeve drastike për shkak të Covid-19, ne kuptuam se lidhjet e jetës reale janë ende në thelb të krijimit të marrëdhënieve të biznesit. Meqenëse shumica e njerëzve preferojnë të punojnë ngushtë dhe t’u besojnë atyre me të cilët njihen përballë, kjo i bën ekspozitat tregtare një mundësi të artë për ndërtimin e lidhjeve të forta biznesi me partnerët aktualë dhe të ardhshëm.